59 denoncime në aplikacionin ‘Stop Informalitetit’/ Rama: Super start në ditën e parë, mos ia përtoni hiç bizneseve

TIRANË-Aplikacioni “Stop Informalitet” është gati dhe në ditën e tij të parë kanë mbërritur 59 denoncime. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një super start, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha shkeljet që hasin nga bizneset, që nga mospajisja me kupon tatimor deri tek puna në të zezë.

“59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributi.  Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor. Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar”, shkruan Rama.

Aksioni kundër informalitetit ka nisur që në fillim të muajit gusht dhe është shtrirë në të gjithë vendin dhe në disa sektorë, që nga hidrokarburet, ndërtimi, produktet e akcizës si dhe në vijën bregdetare. Gjatë këtij sezoni turistik, në kuadër të këtij aksioni janë liruar mijëra m2 plazh të zaptuara nga pronarë biznesesh në mënyrë të paligjshme.

Burimi: ATA (Agjencia Telegrafike Shqiptare).

Related Posts

Write a comment