Plani kundër Informalitetit – Vizita fiskale në subjektet me risk të lartë në sektorin e ndërtimit

Plani Operacional kundër informalitetit vijon i mirëorganizuar me një qasje gjithpërfshirëse. I mbështetur mbi modulin e riskut, ky plan krahas Strukturave të Monitorimit në Terren, ka përfshirë edhe Drejtorinë e Kontrollit. Për tatimpagues të identifikuar me rënie në qarkullim janë zhvilluar vizita fiskale me një program pune të detajuar për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal. Nga 159 subjekte të identifikuara me risk në fushën e ndërtimit, kanë përfunduar 114 vizita fiskale në këto subjekte, ndërsa vijon procesi i verifikimit…

Fiskalizimi – në dritaren informative të Administratës Tatimore

Administrata Tatimore sjell në vëmendje të të gjithë të interesuarve, se në faqen zyrtare mund të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta mbi projektin e Fiskalizimit, krahas informacioneve të tjera orientuese. Më një nën menu të veçantë janë të organizuara rubrika të ndyshme informative – https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi – mbi pse na shërben fiskalzimi, pse po e ndryshojmë sistemin aktual, cilat janë rezultatet e pritshme si edhe projektligji dhe relacioni shpjegues mbi të. Po këtu gjeni edhe Specifikime Përdorimi dhe Teknike…

Kujtesë për tatimpaguesit mbi detyrimin ligjor për të hapur llogari bankare deri më 26 Tetor

Në sqarim të ndryshimeve të fundit ligjore, mbi detyrimin e tatimpaguesve për të hapur llogari bankare, sjellim në vëmendje se subjekte të përfshira janë: tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar; tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë; organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor. Nisur nga paqartësitë e krijuara në kuptimin e detyrimit ligjor të mësipërm, po japim një shpjegim më të detajuar si vijon: 1. Personat fizikë tregtarë, të cilët njëkohësisht janë…

30 shtatori afati i fundit për bilancet, 5,000 biznese ende nuk e kanë dorëzuar

dhe pse afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare të bizneseve, që është 30 shtatori, po afron, rreth 5,000 biznese ende nuk kanë dorëzuar bilancet në Qendrën Kombëtare të Biznesit Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën me dije për Monitor se deri te enjten pasdite ishin dorëzuar pranë QKB 19,291 pasqyra financiare te aprovuara, ndërsa në radhë për t’u marrë për shqyrtim janë rreth 80 aplikime. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit pritshmëria e aplikimeve është 24,218. Deri në 31…

Unifikohen procedurat për qarkullimin e informacionit mes DPT dhe DPPPP

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë Udhëzimin nr.19, datë 9.7.2019. “Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i cili rregullon procedurat që ndiqen nga organet tatimore, si organ mbikëqyrës, për kontrollin e veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse (OJF), me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre, për pastrim parash apo financim terrorizmi. Këtë Udhëzim e gjeni në menunë Legjislacioni / Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, në faqen e…

Lista e dokumentave per regjistrim ne praktiken profesionale Viti 2020

Njoftim Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) : Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën 1 deri 15 Nëntor 2019 dokumentat më poshtë: Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional…

Çertifikatë elektronike test për “Fiskalizimin” në portalin e-Albania

Ndërsa vijon konsultimi publik mbi projektligjin ““Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, me grupet e interesit, në nivel qendror dhe rajonal, të gjitha subjektet private në fushën e IT të interesuara për zhvillime aplikacioni software në kuadër të projektit të Fiskalizimit, tashmë mund të aplikojnë online për Çertifikatë elektronike test në portalin e-Albania. Çertifikata elektronike test mundësohet pa asnjë kosto, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të ketë vlefshmëri deri më datë 31 Dhjetor 2019.…

Kujtesë për dividentin: Deri në 30 Shtator e paguani 8%!

Të nderuar tatimpagues! Ju sjellim në vëmendje se deri në 30 shtator keni mundësi të përfitoni pagesën në shkallën tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë. Në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019. Po kështu,…

Marrëveshje e re mes DPT dhe QKB: Shkëmbim të dhënash në kohë reale – Lehtësi për tatimpaguesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit do të përdorin Protokollin e përmirësuar të Shkëmbimit Elektronik të të Dhënave, i cili siguron shkëmbimin dhe transmetimin e të dhënave midis dy institucioneve në kohë reale, me qëllim lehtësimin e  ndjekjes së procedurave ligjore nga ana e tatimpaguesve në praktikën e tyre me secilin prej institucioneve tona. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha e përgjithshme e QKB, znj. Pranvera Fagu nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila e…

59 denoncime në aplikacionin ‘Stop Informalitetit’/ Rama: Super start në ditën e parë, mos ia përtoni hiç bizneseve

TIRANË-Aplikacioni “Stop Informalitet” është gati dhe në ditën e tij të parë kanë mbërritur 59 denoncime. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një super start, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha shkeljet që hasin nga bizneset, që nga mospajisja me kupon tatimor deri tek puna në të zezë. “59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për…