Kujtesë për dividentin: Deri në 30 Shtator e paguani 8%!

Të nderuar tatimpagues!

Ju sjellim në vëmendje se deri në 30 shtator keni mundësi të përfitoni pagesën në shkallën tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë.

Në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019.

Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Kujdes! Në rast se nuk e paguani deri në 30 shtator tatimin mbi dividentin për vitet 2017 e më përpara, atëherë shkalla tatimore  e tij do të jetë 15%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë të përcjellë kujtesa dhe informacion për tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, mbi legjislacionin dhe procedurat tatimore.

Burimi: tatime.gov.al

Related Posts

Write a comment