Thirrje për Programet e Nxitjes së Punësimit për të rinjtë

Zyre Kontabiliteti

Ministria e Financave dhe Ekonomisë fton të gjithë të rinjtë të diplomuar në 2 (dy) vitet e fundit të bëhen pjesë e planit operacional për ndërgjegjësimin e bizneseve në procesin e vetë deklarimit dhe lëshimin e kuponit tatimor, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Aplikimi është i hapur për të gjithë të diplomuarit në nivelin Bachelor apo Master, nëpërmjet programit të praktikave profesionale.

Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 873 / 2016 (i ndryshuar), Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka hapur fazën e aplikimeve për “Programin e Nxitjes së Punësimit”, nga i cili çdo pjesëmarrës subvencionohet në vlerën 13.000 lekë/muaj (50 % të pagës minimale) si dhe kontributin për sigurimin nga aksidentet në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përzgjedhë 200 të rinj për t’u bërë pjesë e programit të punës për ndërgjegjësimin e biznesit ndaj formalizimit dhe ndaj lëshimit të kuponit tatimor.

Cilido që dëshiron të bëhet pjesë e këtij programi është i ftuar të paraqitet pranë Zyrës së Punësimit në rajonin ku ka vendbanimin deri më datë 1 gusht 2019.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Related Posts

Write a comment