Tatimpagues dorëzoni brenda datës 31 Mars 2019 deklaratën e pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrat financiare për vitin fiskal 2018

Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, ju kujton mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit…

“Pyetje të shpeshta”, rubrika më e re informuese në faqen zyrtare të DPT-së

Faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve së fundmi është pasuruar me një rubrike të re, “Pyetje të shpeshta”. Në rubrikë të re tatimpaguesit do të gjejnë përgjigjet për pyetjet më të shpeshta që i adresohen Administratës Tatimore, në lidhje me: Paketën Fiskale 2019, Procedurat Tatimore, si dhe me Qendrën e Thirrjeve. Në vijmësi, rubrika do të pasurohet me pyetje/përgjigje mbi çështje të ndryshme, për t’ju ardhur në ndihmë sa më shumë tatimpaguesve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet…

Shtesa dhe ndryshime në udhëzimin “Për Taksat Kombëtare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 Shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”. Sipas këtij udhëzimi përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën: 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020, 1/3 e normës së…

Mbi dorëzimin e deklaratës së tatim fitimit dhe pasqyrat financiare për vitin fiskal 2018

Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 9228, datë 29.04.2004″ Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton mbi dorëzimin e deklaratës së…

Tatimpagues konsultoni listën e subjekteve pasive dhe të fermerëve aktivë, për transaksionet që kryeni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj, bën me dije Tatimpaguesit për të treguar kujdes në transaksionet që mund të kryhen me subjekte në status pasiv. DPT infomon tatimpaguesit për mundësinë e njohjes së listës së subjekteve me status pasiv dhe penalitetet që aplikohen në këto raste. Më poshtë do të gjeni njoftimin e plotë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se çdo ditë publikohet në faqen e saj zyrtare lista…

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël

Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Të ardhurat e tatueshme Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to: të ardhurat e realizuara…

Mbi ndryshimet kryesore të ligjit për “Tatimin mbi të ardhurat”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Më konkretisht: Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme: 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë; 13% për pagën mujore bruto  30,001 – 150,000 lekë; 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë. Konsiderohen…

Mbi ndryshimet kryesore në ligjin “Për taksat kombëtare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Më konkretisht: Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën sa: – 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, – 3/8 e normës së rentës për vitin 2020, – 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.  …