Kujtesë! 30 prill afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të kujtojë se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo…

DPT nis zbatimin në nivel kombëtar të Planit për Menaxhimin e Riskut në sektorin e Bar – Restoranteve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nis prej sot zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në sektorin e bar – restoranteve, me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt. Ky Plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore. Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë…

Mbi ndryshimin e detyrimit tatimor që konsiderohet si kredi me vlerë zero

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve se bazuar  në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar, si dhe udhëzimit Nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shuma e tepricës së kredisë, me vlerë deri në 1,000 (një mijë) lekë, e cila ka ardhur si…

Mbi ndryshimet ligjore për kundravajtjet në dokumentimin e transaksioneve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar, si dhe udhëzimi nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, njofton se moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave…

Mbi të drejtën e tatimpaguesve për të korrigjuar deklaratat tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjellë në vemendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore, e drejtë kjo e sanksionuar në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim.…

“Pyetje të shpeshta”, rubrika më e re informuese në faqen zyrtare të DPT-së

Faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve së fundmi është pasuruar me një rubrike të re, “Pyetje të shpeshta”. Në rubrikë të re tatimpaguesit do të gjejnë përgjigjet për pyetjet më të shpeshta që i adresohen Administratës Tatimore, në lidhje me: Paketën Fiskale 2019, Procedurat Tatimore, si dhe me Qendrën e Thirrjeve. Në vijmësi, rubrika do të pasurohet me pyetje/përgjigje mbi çështje të ndryshme, për t’ju ardhur në ndihmë sa më shumë tatimpaguesve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet…

Platforma e Informimit e përditësuar sipas ndryshimeve të Paketës Fikale 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar Platformën e Informimit për 11 kategoritë e tatimpaguesve sipas ndryshimeve të Paketës Fiskale që kanë hyrë në fuqi nga janari i këtij viti. Platforma e Informimit e hartuar me mbështjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmban informacione të detajuara për  11 kategori të ndryshme tatimpaguesish (persona juridikë, persona fizikë, ambulantë, individë dhe fermerë). Informacionet kanë të bëjnë me të gjithë hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi,…

Shtesa dhe ndryshime në udhëzimin “Për Taksat Kombëtare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 Shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”. Sipas këtij udhëzimi përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën: 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020, 1/3 e normës së…