Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës

Kur një person i tatueshëm furnizon një mall ose shërbim, ky furnizim konsiderohet i kryer kundrejt pagesës nëse furnizuesi direkt prej personit të furnizuar, ose indirekt prej një personi tjetër që mbulon pagesën për llogari të furnizimit ose të të furnizuarit, merr pagesë ose ka të drejtë të marrë pagesë, pavarësisht nëse kjo pagesë është në para apo në natyrë. Ligji nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendos në fushën…

Kujtesë! 30 prill afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të kujtojë se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo…

DPT nis zbatimin në nivel kombëtar të Planit për Menaxhimin e Riskut në sektorin e Bar – Restoranteve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nis prej sot zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në sektorin e bar – restoranteve, me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt. Ky Plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore. Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë…

Mbi ndryshimin e detyrimit tatimor që konsiderohet si kredi me vlerë zero

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve se bazuar  në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar, si dhe udhëzimit Nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shuma e tepricës së kredisë, me vlerë deri në 1,000 (një mijë) lekë, e cila ka ardhur si…

Mbi ndryshimet ligjore për kundravajtjet në dokumentimin e transaksioneve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar, si dhe udhëzimi nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, njofton se moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave…

Mbi të drejtën e tatimpaguesve për të korrigjuar deklaratat tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjellë në vemendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore, e drejtë kjo e sanksionuar në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim.…

Hyjnë në fuqi shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për procedurat tatimore”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 35, datë 21 Mars  2019, udhëzimi nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. Disa prej ndryshimeve kryesore në udhëzim, janë si më poshtë vijojnë: Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë…

Tatimpagues dorëzoni brenda datës 31 Mars 2019 deklaratën e pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrat financiare për vitin fiskal 2018

Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, ju kujton mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit…

Tatimpaguesit mund të ndjekin në modulin e-Filing, marrëveshjen e tyre me këste

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë nënshkruar me organin tatimor, një Marrëveshje të Pagesës me Këste se mund ta ndjekin në kohë reale nëpërmjet modulit e-Filing. Në llogarinë individuale të tatimpaguesit, në menynë “Kontabilitet” shfaqet menjëherë plani i pagesës, nga ku mund të gjenerohet “Urdhër Pagesa” e dedikuar vetëm për këtë plan. Pagesa do të mbulojë vetëm periudhën/periudhat e përcaktuara në këstin e radhës. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat,…