Mbi të drejtën e tatimpaguesve për të korrigjuar deklaratat tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjellë në vemendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore, e drejtë kjo e sanksionuar në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim.

Ju sjellim në vëmendje se, tatimpaguesi e humbet të drejtën për të korrigjuar deklaratat e tij në ulje detyrimi, nëse deklarata, që ai kërkon të korrigjojë, është kontrolluar nga administrata tatimore.

Tatimpaguesi mund të ndryshojë një deklaratë të kontrolluar më parë, vetëm nëse ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli.

Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të DPT https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/946/mbi-te-drejten-e-tatimpaguesve-per-te-korrigjuar-deklaratat-tatimore

Related Posts

Write a comment