Browsing Tag:AlProfitConsult

DPT nis zbatimin në nivel kombëtar të Planit për Menaxhimin e Riskut në sektorin e Bar – Restoranteve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nis prej sot zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në sektorin e bar – restoranteve, me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt. Ky Plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore. Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë…

Mbi të drejtën e tatimpaguesve për të korrigjuar deklaratat tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjellë në vemendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore, e drejtë kjo e sanksionuar në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim.…

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël

Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Të ardhurat e tatueshme Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to: të ardhurat e realizuara…

Mbi ndryshimet kryesore të ligjit për “Tatimin mbi të ardhurat”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Më konkretisht: Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme: 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë; 13% për pagën mujore bruto  30,001 – 150,000 lekë; 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë. Konsiderohen…

Mbi ndryshimet kryesore në ligjin “Për taksat kombëtare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Më konkretisht: Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën sa: – 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, – 3/8 e normës së rentës për vitin 2020, – 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.  …

Mbi përditësimin e ndryshimeve ligjore të Paketës Fiskale 2019 në sistemin e-Tax

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se janë përditësuar në sistemin tatimor e-Tax të gjitha ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar 2019, me publikimin në Fletoren Zyrtare nr. 187, datë 28.12.2018. Të gjithë tatimpaguesit, tashmë mund të gjejnë të gjeneruara në e-Filing, deklaratat e tyre tatimore me ndryshimet si më poshtë vijojnë: Deklarata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar  Shkallë e reduktuar TVSH-je 6 % për: për  furnizimin e mjeteve të transportit…

DPT informon në kohë reale mbi detyrimet, për subjektet që çregjistrohen apo dorëzojnë bilancet

Alprofit Consult Blog

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit po intensifikojnë  bashkëpunimin midis tyre. Të dy insitucionet kanë thjeshtuar ndjeshëm procedurat e shkëmbimit të informacionit, duke e bërë atë kryesisht elektronik. Kjo ka bërë të mundur që reduktohen procedurat, të shkurtohet koha e marrjes së të dhënave, si dhe të ulen kostot administrative. Më konkretisht në çdo rast, kur tatimpaguesi aplikon për çregjistrim, komunikimi me QKB-në për detyrimet tatimore dhe deklaratat e padorëzuara bëhet në rrugë elektronike dhe në…

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit për rishikimin e kësteve të paradhënieve të Tatim Fitmit për periudhën nëntor-dhjetor 2018

Administrata Tatimore bazuar në nenin 30, “Parapagimet”, pika 5 e ligjit nr. 8438, dt. 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe kapitullit 3.13. “Parapagimet (Paradhëniet)”, pika 3.13.4 “Korrigjimi në rritje i kësteve mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin”, germa c, informon tatimpaguesit se është duke rishikuar këstet e paradhënieve të Tatim Fitimit për periudhën nëntor – dhjetor 2018. Procesi i rishikimit kryhet duke u mbështetur në të dhënat e aktivitetit ekonomik që tatimpaguesi ka deklaruar përmes deklaratave…

[Draft] Paketa Fiskale 2019

Paketa fiskale 2019 – prezantimi në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Fjala e Ministrit Ahmetaj Përgjatë dy mandateve të para Qeveria “Rama” ka ndërmarrë një sërë  masash fiskale, të orientuara nga parimi bazë me të cilin erdhëm në qeveri, progresivitetin dhe taksimin e ndershëm, sipas parimit “kush fiton më shumë, paguan më shumë” dhe “kush fiton më pak, paguan më pak”. Politikat tona fiskale në këto vite kanë synuar dhe mundësuar uljen e barrës fiskale për sipërmarrjen dhe qytetarët,…

Implementimi i programit financiar QuickBooks

Konsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e madhe e përzgjedhjeve, etj. Ka shumë arsye për të të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj. AlProfit Consult mund t’ju  ndihmojë në implementimin e plotë të QuickBooks, duke filluar nga instalimi (pa kosto), trajnimi…