Browsing Tag:Udhëzim

Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës

Kur një person i tatueshëm furnizon një mall ose shërbim, ky furnizim konsiderohet i kryer kundrejt pagesës nëse furnizuesi direkt prej personit të furnizuar, ose indirekt prej një personi tjetër që mbulon pagesën për llogari të furnizimit ose të të furnizuarit, merr pagesë ose ka të drejtë të marrë pagesë, pavarësisht nëse kjo pagesë është në para apo në natyrë. Ligji nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendos në fushën…

Hyjnë në fuqi shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për procedurat tatimore”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 35, datë 21 Mars  2019, udhëzimi nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. Disa prej ndryshimeve kryesore në udhëzim, janë si më poshtë vijojnë: Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë…

Shtesa dhe ndryshime në udhëzimin “Për Taksat Kombëtare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 Shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”. Sipas këtij udhëzimi përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën: 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020, 1/3 e normës së…