Shërbime Kontabiliteti, Taksash dhe Konsulencë financiare.

Alprofit Consult është një zyrë kontabiliteti e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Pse Alprofit Consult?

Ne e pranojmë se zgjidhja e konsulentit financiar është një vendim shumë individual dhe që ofron mundësinë e sigurimit të përfitimeve dhe qetësisë tuaj në të ardhmen. Me kapacitetin e stafit tonë ne synojmë që të përmbushim pjesën më të madhe të nevojave të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.

Zgjedhja e Konsulentit “të përshtatshëm” do të ketë në të ardhmen një ndikim të rëndësishëm mbi ju dhe aktivitetin tuaj. Ne ju mirëpresim të kuptoni dhe përqafoni qasjen tonë. Në Alprofit Consult, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, na tregojnë që ata janë të kënaqur të punojmë së bashku me ne, sepse:

Qasja ndryshe

Ne synojmë që të ofrojmë shërbime sa më të specializuara si edhe me vlerë të shtuar për klientët tanë. Qëllimi primar është jo thjesht ofrimi i shërbimeve rutinë të një studio kontabël por ngritja e një strukture që do të mundësojë mbështetjen e klientëve tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme.

Eksperienca

Ne kemi eksperiencë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse në fushat në të cilat ne ofrojmë shërbime tona. Ekipi ynë dhe bashkëpunëtorët tanë kanë mbajtur pozicione të ndryshme dhe të rëndësishme në administrimin dhe vendimmarrjen e biznesit ku ata kanë punuar. Profili i bashkëpunëtorëve të studios tonë të kontabilitetit përfshin: Ekonomistë, Drejtues të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, Pedagogë pranë Institucioneve të arsimit të lartë, Profesionistë të pavarur të fushave, etj.

Edukimi

Ne kemi edukimin dhe certifikimin e nevojshëm për të mbuluar shërbimet e zyrës së kontabilitetit që ofrojmë. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë që zotërojnë tituj të ndryshëm profesionalë dhe certifikime të ndryshme, si Auditues Ligjorë (që nuk e ushtrojnë aktualisht profesionin), Kontabilist i Çertifikuar nga ACCA, Kontabël të Miratuar, Master Shkencor në fushën e Kontabilitetit dhe të diplomuar në fusha të ndryshme të Shkencave ekonomike.

Fleksibël

Studioja jonë e kontabilitetit ofron shërbime të personalizuara dhe ne kemi kapacitetin që të përshtatemi me ndryshimet në kërkesat e klientit. Ne synojmë që të krijojmë marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët tanë. Kjo realizohet duke ofruar shërbime sa më profesionale, të personalizuara, fitimprurëse dhe duke u mbështetur zhvillimeve më të fundit teknologjike.

Misioni Ynë

Ne synojmë që të përmbushim çdo nevojë të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.

Tako skuadrën tonë...

Andi Haxhillari

Ideator dhe themelues
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Kontabilitetit.

Në vitin 2012 ka fituar titullin profesional “Kontabël i Miratuar” nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).

Ka eksperiencë prej më shumë se 10 vjetësh në fushën e financës dhe kontabilitetit. Ka punuar në detyra të ndryshme pranë Prespa Invest, Meggle Albania, Dealb Konstruksion, Bota e Verës, Vesa Solutions etj.

Aktualisht është lektor i jashtëm pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës. Ka qenë pjesë e trupit akademik të
Universitetit të Tiranës, si asistent pedagog i jashtëm.

Kontakt

  • +355 693232349
  • andi.haxhillari@alprofitconsult.al

Rrjetet Sociale

Krenar Mici

Përgjegjës për taksat
Është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universitetin e Tiranës, në degën Kontabilitet Industrial, në vitin 1976. Në vitin 2005 ka fituar titullin “Kontabël i Miratuar”.

Deri në vitin 1989 ka qenë i punësuar si kryetar dege finance në Kooperativa Bujqësore, në rrethin e Vlorës.

Gjatë periudhës 1994 deri në vitin 2018 ka qenë i punësuar në disa drejtori rajonale tatimore. Ai ka kryer detyra të ndryshme si nga inspektor i thjeshtë kontrolli deri në kryetar dege.

Kontakt

  • info@alprofitconsult.al

Rrjetet Sociale

Erjon Skordha

Partner i jashtëm

Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dega Financë - Kontabilitet në vitin 2009. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Kontabilitetit.

Në vitin 2016 ka fituar titullin prestigjioz “Kontabilist i Çertifikuar” pranë ACCA (Association of Chartered Certified Accountants), shoqata më e madhe Ndërkombëtare e Kontabilitetit.

Aktualisht është LIDER në fushën e trajnimeve për programet e Kontabilitetit Financiar, Kontabilitetit të Drejtimit dhe Menaxhim Operacionesh me mbi 3,000 studentë të trajnuar për këto programe në 5 vitet e fundit. Ka punuar si Analist Biznesi dhe Konsulent për Microrosoft Navision.

Zotëron një gamë të gjerë kualifikimesh midis të tjerash Microsoft Certified Professional - Profesionist i Çertifikuar nga Microsoft për Programin ERP Microsoft Navision.

Kontakt

  • erjonskordha@gmail.com

Rrjetet Sociale