Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, nga data 1 Shtator 2021 fillon detyrimi ligjor për fiskalizimin e çdo transaksioni me para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe konsumatorëve.
Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka certifikuar 2 subjekte të fushës së Teknologjisë dhe Informacionit si prodhues/mirëmbajtës për zgjidhje software-ike për transaksionet me para në dorë.
Në zbatim të VKM Nr. 239, datë 20.03.2020, Komisioni i Përbashkët i çertifikimit i krijuar me urdhër të posaçëm, ka marrë në shqyrtim aplikimet duke vlerësuar fillimisht dokumentacionin e paraqitur dhe më pas është testuar zgjidhja software-ike e zhvilluar nga aplikuesit.
Në përfundim të të gjithë veprimeve ligjore të kryera nga Komisioni, është vijuar me lëshimin e Çertifikatës së Regjistrimit për secilin nga subjektet, e nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Listën e subjekteve të certifikuar e gjeni në menunë Fiskalizimi, në linkun:
Lista e subjekteve te çertifikuara
Administrata Tatimore inkurajon të gjithë palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm, që të ndjekin dhe zbatojnë detyrimet ligjore e teknike me të cilat ngarkohen nga kuadri ligjor në fuqi.
Source: General Directorate of Taxes.
We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance. KONTAKTO ME NE

