TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Njoftim mbi procedurën që duhet të ndiqet për rregullimin e tepricës kreditore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se prej datës 1 Janar 2021; me hyrjen në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 576 datë 22.7.2020; i cili ndryshon fashën e tatimpaguesve për regjimin e TVSH-së dhe rezultojnë, nën kufirin e qarkullimit prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik deri në 31.01.2020, dhe kanë mallra stok (inventar) të pa-shitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, personi i tatueshëm është i detyruar të rregullojë TVSH-në për këto furnizime.

Pra, TVSH-ja e akumuluar (tepricë kreditore TVSH) deri në 31.12.2020 do të deklarohet në formularin e deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, të muajit Dhjetor 2020, nga vetë personi i tatueshëm, konkretisht në  rubrikën 50 “Rregullimi i TVSh-së së zbritëshme”.

Nëse në deklaratën e muajit Dhjetor 2020 nuk është prekur rubrika 50 “Rregullimi i TVSh së zbritëshme” nga ana e tatimpaguesit, atëherë rregullimi i TVSh së zbritëshme do të kryhet nga DRT.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.

Source: General Directorate of Taxes.


We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance.  KONTAKTO ME NE

GDPR