TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Njoftim për çregjistrimin nga TVSH [Shtuar fasha 0 – 5 milion Lekë]

Informohen tatimpaguesit që gjatë vitit 2020 kanë realizuar një qarkullim deri në 10 milionë lekë, se kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, për të zbatuar regjimin normal të TVSH-së, në bazë të nenit 120, pika 1, të Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Hapat për të përzgjedhur në mënyrë vullnetare çregjistrimin ose jo nga përgjegjësia tatimore TVSH, janë si më poshtë:

  1. Pasi të jeni loguar në e-filing, në mënunë Çështjet e mia, krijoni një çështje të re, duke përzgjedhur “Deklarimi i TVSH”
  2. Zgjidhni: “Po, kërkoj të vazhdoj të jem i regjistruar për këtë përgjegjësi”, nëse dëshironi të vijoni të jeni pjesë e skemës së TVSH, ose
    “Jo, kërkoj të çregjistrohem nga kjo përgjegjësi”, nëse dëshironi të çregjistroheni nga TVSH.

Ju mund ta plotësoni këtë çështje vetëm 1 herë dhe keni mundësi të kryeni këtë vetëdeklarim në periudhën 19 – 28 Janar 2021.

Nëse nuk do të krijoni këtë çështje dhe ta plotësoni atë, Administrata Tatimore, nëpërmjet proceseve automatike do t’ju çregjistrojë nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale , të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.

Source: General Directorate of Taxes.


We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance.  KONTAKTO ME NE

GDPR