Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale është çdo person fizik që përfshin individët, personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuarit, të cilët janë të detyruar të deklarojnë dhe paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale.
7.2 Çfarë përfshin tatimi mbi të ardhurat personale?
Tatimi mbi të ardhurat personale përfshin:
Tatimin mbi të ardhurat nga punësimi të individëve.
Tatimin mbi të ardhurat nga biznesi i individëve tregtarë dhe të vetëpunësuar.
Tatimin mbi të ardhurat nga investimi.
7.3 Tatimi mbi të ardhurat nga dhuratat, trashëgimia dhe lojërat e fatit
Personat fizikë janë gjithashtu subjekt i tatimit mbi të ardhurat nga dhuratat, trashëgimia dhe lojërat e fatit, edhe pse këto kategori të ardhurash trajtohen veçmas në kreun VI të ligjit.
Do you have a question?
Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.