Shpenzime të zbritshme për individët #2

Njihen si shpenzime të zbritshme për efekt të deklarimit, shpenzimet e mëposhtme:

1. Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim:

për vete
për fëmijët dhe
personat në kujdestari.

2. Shpenzimet për mjekim:

për vete,
për fëmijët dhe
personat në kujdestari,
për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përjashtim:
Le persone fisiche non residenti non hanno diritto alla deduzione delle spese.

3. Të tjera mbi shpenzimet

Shuma e shpenzimeve të zbritshme, nuk duhet të jetë më e madhe, se shuma e të ardhurave bruto të tatueshme vjetore.

Në rast të plotësimit të deklaratës nga individi (jokryefamiljar), shpenzimet vjetore për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë, vetëm për individin deklarues.

Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32,000 lekë, shuma këto të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Fonte: Direzione Generale delle Imposte.

GDPR