Administrata Tatimore, referuar nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, fusha e zbatimit të tij përcakton detyrimin e tatimpaguesve të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, bën të ditur se prej datës 1 Janar 2021, kanë detyrimin që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura.
Po kështu, dhe entet publike, pas kësaj date, për mallrat apo shërbimet e blera nga tatimpaguesit do të pranojnë vetëm Faturën elektronike, e cila do të jetë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor për furnizimet e marra.
Për sa më sipër, bashkëlidhur gjeni listen e subjekteve sipas formës ligjore “Ent Publik” (me status AKTIV gjithsej 1538 ente), kundrejt të cilave çdo tatimpagues në bazë të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, mban detyrimin të lëshoje faturë elektronike të fiskalizuar.
Shkarko këtu lista aktive e enteve publike 1538
Source: General Directorate of Taxes.
We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance. KONTAKTO ME NE

