TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Njoftim mbi fillimin e regjistrimit të veprimeve në terren

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarre së fundmi nismën për pajisjen e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vend ushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.

Kjo nisëm synon të:

  • garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administratës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;
  • të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive;
  • të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.
  • garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.

Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nis ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranës.

Source: General Directorate of Taxes.


We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance.  KONTAKTO ME NE

GDPR