TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Njoftim për dorëzimin e dokumentacionit tatimor të shpërndarë nga tatimpaguesit që përjashtohen nga TVSH-ja

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bazë të VKM Nr. 576, datë 22.07.2020 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të gjithë tatimpaguesit, që nuk do të jeni më subjekt i TVSH-së, kanë detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSh-së) pranë strukturave në Drejtoritë Rajonale Tatimore që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.

Warning!

Afati për dorëzimin e fletëve dhe / ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars – 31 Gusht 2021.

Dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat mund të shkarkohen, këtu, në fund të këtij njoftimi. Një kopje e procesverbalit të konfirmimit (Aneksi 3) do të vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në C@ts, nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen e tatimpaguesit.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së apo ti drejtoheni zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të juridiksionit

Shkarko dokumentacionin:

Ankesi 2-Procesverbal dorezimi

Aneksi 3-Procesverbal konfirmimi

Source: General Directorate of Taxes.


We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance.  KONTAKTO ME NE

GDPR