Njoftim për dorëzimin e dokumentacionit tatimor të shpërndarë nga tatimpaguesit që përjashtohen nga TVSH-ja

Përditësim, tetor 2026. Ky njoftim i shkurtit 2021 kishte afat dorëzimi nga 1 marsi deri më 31 gusht 2021 dhe ai afat ka kaluar. Faturat në letër të shpërndara nga tatimet nuk përdoren më, sepse sot çdo faturë lëshohet e fiskalizuar, sipas ligjit nr. 87/2019. Fatura e fiskalizuar sot
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bazë të VKM Nr. 576, datë 22.07.2020 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të gjithë tatimpaguesit, që nuk do të jeni më subjekt i TVSH-së, kanë detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSh-së) pranë strukturave në Drejtoritë Rajonale Tatimore që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.
Kujdes! Afati për dorëzimin e fletëve dhe / ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars, 31 Gusht 2021.
Dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat mund të shkarkohen, këtu, në fund të këtij njoftimi. Një kopje e procesverbalit të konfirmimit (Aneksi 3) do të vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në C@ts, nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen e tatimpaguesit. Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së apo ti drejtoheni zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të juridiksionit Shkarko dokumentacionin: Ankesi 2-Procesverbal dorezimi Aneksi 3-Procesverbal konfirmimi Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE Lexo edhe: Kalendari tatimor, afatet e vitit.
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR