Përgjigja e shkurtër
Kërkimi i NIPT-it ose i një biznesi të regjistruar bëhet në regjistrin tregtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit, me NUIS-in, me emrin e subjektit ose me të dhëna të tjera. QKB publikon në faqen e saj zyrtare çdo të dhënë të regjistruar, sipas nenit 61 të ligjit nr. 9723/2007.
Verifikuar më nga Andi Haxhillari, Kontabilist i Miratuar. Krahasuar me ligjin nr. 9723/2007 për regjistrimin e biznesit, nenet 55, 59, 60 dhe 61.
Si të regjistroni biznesin në Shqipëri, nga hapja e parë te ndryshimet dhe mbyllja. Zgjidhni formën që ju përket dhe në çdo faqe gjeni hapat, dokumentet dhe bazën ligjore, të shpjeguara thjesht.
Informacioni i përgjithshëm, regjistrimi fillestar, ndryshimet dhe çregjistrimi i personit fizik.
Lexo →Si hapet një sh.p.k., ndryshimet e ortakëve dhe administratorëve, riorganizimet e shoqërive dhe çregjistrimi.
Lexo →Investitori i huaj në shoqëri, shtetasi i huaj si person fizik, degët e shoqërive të huaja dhe zyrat e përfaqësimit.
Lexo →Kush është pronar përfitues sipas ligjit, regjistrimi fillestar, ndryshimet dhe verifikimi i të dhënave.
Lexo →Kur kërkon veprimtaria licencë përtej NIPT-it, si aplikohet online në QKB dhe si kontrollohet në regjistër.
Lexo →Kuadri ligjor në fuqi dhe 10 hapat që duhen ndjekur menjëherë pas regjistrimit fillestar.
Lexo →Regjistrimi në QKB ju jep NIPT-in, por jo gjithmonë të drejtën për të nisur çdo veprimtari. Disa veprimtari kërkojnë një licencë ose leje të veçantë para se të hapet dera. Kategoritë e tyre i përcakton ligji nr. 10081/2009 për licencat, autorizimet dhe lejet, ndërsa Vendimi nr. 538/2009 i Këshillit të Ministrave rregullon ato që trajtohen nga ose nëpërmjet QKB-së.
Rregulli praktik është i thjeshtë. Para se të nënshkruani qiranë ose të blini pajisjet, verifikoni nëse veprimtaria juaj kërkon licencë dhe çfarë kushtesh duhet të plotësojë lokali. Si funksionon kjo në praktikë e kemi shpjeguar për klinikën dhe për restorantin. Mënyrën e aplikimit dhe regjistrin e QKB-së i gjeni te Licencat dhe lejet e veprimtarisë.
Aplikimi bëhet vetëm online, në portalin e-Albania. Institucioni që e shqyrton dhe e miraton është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Shiko hapat e regjistrimit →
Të gjitha subjektet e regjistruara shihen në faqen zyrtare të QKB, në regjistrin tregtar. Kërkimi bëhet me NUIS, me emrin e subjektit ose me të dhëna të tjera. Më shumë informacione →
Jo. Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në gjykatë, jo në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Pas regjistrimit, për detyrimet tatimore ato pajisen edhe me akses në e-Albania. Si regjistrohet një OJF →
Shërbim i plotë regjistrimi për person fizik, sh.p.k. ose biznes të huaj, nga dokumentet e para deri te NIPT-i dhe hapat pas tij.
Lexo lajmet dhe përditësimet më të fundit për Regjistrimin e Biznesit.
