Si të hapësh një biznes në Shqipëri: Hapat, forma ligjore dhe gabimet që duhet shmangur

Pikat kryesore
  • Sa kushton të hapësh një biznes në Shqipëri, në tarifa shtetërore, pothuajse asgjë. Regjistrimi në QKB është pa pagesë si për personin fizik, ashtu edhe për sh.p.k.-në.
  • Kostoja e vërtetë nis pasi merrni NIPT-in. I vetëpunësuari pa punonjës paguan të paktën 178,800 lekë kontribute në vit, pra rreth 14,900 lekë në muaj, edhe në vitin me humbje.
  • Punonjësi i parë me pagën minimale 50,000 lekë i kushton punëdhënësit 58,350 lekë në muaj, sepse kontributet e punëdhënësit janë 16.7% mbi pagën bruto.
  • Tatimi mbi fitimin mbetet 0% derisa xhiroja vjetore kalon 14,000,000 lekë, dhe TVSH-ja bëhet e detyrueshme mbi 10,000,000 lekë xhiro.
Përditësuar më 20 tetor 2026. Publikuar më 20 qershor 2025. U saktësua sipas nenit 59 të ligjit nr. 9920/2008 që afati 20 ditor i llogarisë bankare vlen për shoqërinë dhe për personin fizik në TVSH. Më 18 tetor u shtua llogaritja e plotë e kostos, nga regjistrimi te muaji i parë, me normat e VKM nr. 77/2015 dhe pagën minimale të VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Kostoja e plotë e një punonjësi

Të hapësh një biznes në Shqipëri kërkon disa hapa themelorë dhe zgjedhje të kujdesshme ligjore. Ky udhëzues mbulon çdo hap, nga regjistrimi fillestar deri te zgjedhja e formës ligjore dhe gabimet që duhen shmangur. Në këtë artikull do të gjeni informacione të detajuara për hapja e biznesit në Shqipëri.

Hapat kryesorë për hapjen e biznesit në Shqipëri

Regjistrimi fillestar

Aplikoni për regjistrimin fillestar të biznesit vetëm online, përmes portaleve e-Albania. Institucioni që miraton aplikimin është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Pas miratimit, do të merrni NIPT-in tuaj (Numri i Identifikimit për Personin Tatimpagues), i cili do t’ju duhet më pas për të gjitha procedurat tatimore.

Llogaria e biznesit në e-Albania

Fillimisht, krijoni dhe aktivizoni llogarinë e biznesit në portalin qeveritar e-Albania. Kjo llogari ju mundëson qasje në të gjitha shërbimet online për regjistrim dhe administrim. Ajo është e veçantë nga llogaria juaj personale, nëse jeni person fizik, regjistrimi bëhet me llogarinë tuaj personale; nëse jeni kompani, me llogarinë e përfaqësuesit ligjor.

Regjistrimi në organet tatimore

Menjëherë pas marrjes së NIPT, aktivizoni llogarinë e tatimeve në platformën e-filing. Kjo llogari elektronike ju mundëson të bëni deklarimet periodike, të shtoni/largoni punonjës, dhe të menaxhoni detyrimet tuaja fiskale. Për të krijuar llogarinë, përdorni NIPT-in dhe kredencialet fillestare që jep administrata tatimore. Ato ndryshohen me hyrjen e parë.

Në rastin e qirave

Nëse do të përdorni një ambient të marre me qira, kontratën e qirasë duhet ta ngarkoni elektronikisht tek Tatimet. Ligji kërkon që, nëse pronari i ambientit nuk është i regjistruar, të mbani tatim në burim 15% nga pagesa e qirasë. Edhe nëse ambienti është në pronësi tuaj, rekomandohet ta regjistroni në sistemin e Tatimeve për transparencë.

Hapja e llogarisë bankare

Brenda 20 ditëve kalendarike nga regjistrimi fillestar, shoqëria ose personi fizik në TVSH duhet të hapë një llogari bankare rrjedhëse në emër të tij, sipas nenit 59 të ligjit nr. 9920/2008, ndërsa për personin fizik jashtë TVSH-së ajo nuk është detyrim. Kjo llogari përdoret për të gjitha pagesat dhe arkëtimet e biznesit. Bankat kërkojnë dokumentacion si Extracti historik nga e-Albania, Certifikatën e Regjistrimit (NIPT), dhe dokumente të tjera ligjore. (Këshillohet edhe përdorimi i e-banking për lehtësi në pagesa.)

Fiskalizimi i faturave

Çdo biznes që lëshon e-pranon fatura duhet të ndjekë procesin e fiskalizimit. Fiskalizimi do të thotë përdorimi i sistemit elektronik për faturim; ky proces është tashmë i detyrueshëm. Ai e zëvendëson faturimin fizik me faturim elektronik dhe sjell transparencë në operimet e biznesit.

Fiskalizimi aktivizohet përpara transaksionit të parë, sepse pa certifikatë elektronike nuk lëshohet dot faturë. Mosdeklarimi në afat i detyrimeve tatimore kushton 10,000 lekë për tatimpaguesit e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin, dhe 5,000 lekë për të tjerët, sipas nenit 113 të ligjit nr. 9920/2008.

Të gjithë këta hapa janë thelbësorë për të operuar ligjërisht. Ju mund të gjeni më shumë detaje praktike mbi regjistrimin e bizneseve në faqen përkatëse të regjistrimit të bizneseve në AlProfit Consult.

Lexo edhe: 10 Hapat që duhet të ndjekin bizneset, pas regjistrimit fillestar.

Sa kushton të hapësh një biznes në Shqipëri?

Sa kushton të hapësh një biznes në Shqipëri është pyetje me dy përgjigje, dhe e dyta është ajo që zë në befasi. Regjistrimi në QKB është pa pagesë dhe kapitali minimal i një sh.p.k.-je është 100 lekë, pra nisja nuk ka barrë shtetërore. Por nga muaji i parë biznesi nis të paguajë kontribute, edhe kur nuk ka nxjerrë ende një lekë fitim.

Kostoja e nisjes, çfarë paguani një herë të vetme

ZëriSa kushton
Regjistrimi i personit fizik ose i sh.p.k.-së në QKBPa tarifë shtetërore
Kapitali minimal i një sh.p.k.-je100 lekë
Kapitali minimal i një shoqërie aksionare3,500,000 lekë
Hapja e llogarisë bankare të biznesitVarion sipas bankës, nga 0 deri rreth 5,000 lekë
Zgjidhja e fiskalizimitNga 0 lekë për zgjidhjet cloud deri rreth 30,000 lekë për kasë fiskale fizike

Pra regjistrimi në vetvete nuk është pengesë financiare, dhe ky është pikërisht shkaku pse shumë veta e nisin biznesin pa e llogaritur hapin tjetër.

Kostoja mujore, çfarë paguani sa kohë biznesi është i hapur

Kostoja që e zë në befasi sipërmarrësin e ri nuk është regjistrimi, janë kontributet. Ato nisin që nga muaji i parë, nuk varen nga xhiroja dhe paguhen edhe në vitin me humbje.

ZëriSa kushton
Kontributet e të vetëpunësuarit, kur punon vetëm14,900 lekë në muaj, pra 178,800 lekë në vit
Punonjësi i parë me pagën minimale, kosto për punëdhënësin58,350 lekë në muaj, pra 50,000 lekë pagë bruto plus 8,350 lekë kontribute të punëdhënësit
Tatimi mbi fitimin, derisa xhiroja vjetore nuk kalon 14,000,000 lekë0 lekë
TVSH, derisa xhiroja vjetore nuk kalon 10,000,000 lekëPa detyrim regjistrimi
Taksat dhe tarifat vendoreI cakton këshilli bashkiak, prandaj ndryshojnë nga bashkia në bashki

Shifra 178,800 lekë ndahet në 138,000 lekë sigurime shoqërore dhe 40,800 lekë sigurim shëndetësor. Ajo nuk ulet kur xhiroja është e vogël dhe nuk shuhet kur viti mbyllet me humbje. Shifra 8,350 lekë është 16.7% e pagës bruto, pjesa e kontributeve që e mban punëdhënësi, ndërsa 11.2% të tjera i mban punëmarrësi nga paga e vet.

Lexo edhe: Sa kushton një punonjës në Shqipëri për punëdhënësin, nga paga bruto te kostoja totale

Një shembull i llogaritur, viti i parë i një dyqani

Një person fizik hap një dyqan në janar, punon vetëm dhe e mbyll vitin me 6,000,000 lekë xhiro. Gjatë vitit ai paguan 178,800 lekë kontribute dhe 0 lekë tatim mbi fitimin, sepse xhiroja nuk e kalon pragun 14,000,000 lekë. Nuk regjistrohet as në TVSH, sepse nuk e kalon pragun 10,000,000 lekë.

Nëse të njëjtit biznes i shtohet një punonjës me pagën minimale nga korriku, gjashtë muajt e fundit kushtojnë 350,100 lekë më shumë, pra 58,350 lekë në muaj. Pra i njëjti dyqan kalon nga rreth 178,800 lekë kosto fikse vjetore në rreth 528,900 lekë, pa ndryshuar asnjë rresht të xhiros.

Normat vijnë nga VKM nr. 77, datë 28.1.2015, i ndryshuar, për kontributet, nga VKM nr. 776, datë 19.12.2025, për pagën minimale 50,000 lekë, nga neni 69 i ligjit nr. 29/2023 për regjimin zero që vlen deri më 31 dhjetor 2029, dhe nga neni 117 i ligjit nr. 92/2014 për pragun e regjistrimit në TVSH. Normat e plota i gjeni te faqja e normave dhe pragjeve.

Tri afatet që nisin bashkë me biznesin

Sapo merrni NIPT-in, biznesi hyn në kalendarin e deklarimeve, edhe nëse ende nuk keni shitur asgjë.

  • Data 14 e muajit pasues, deklarata dhe pagesa e TVSH-së, kur jeni të regjistruar në të.
  • Data 20 e muajit pasues, listëpagesa dhe kontributet. Personi fizik dhe i vetëpunësuari jashtë TVSH-së e dorëzojnë tremujor.
  • 31 marsi i vitit pasues, deklarata vjetore e tatimit mbi fitimin, e detyrueshme edhe kur tatimi del zero.

Shtohet edhe një afat i ri. Nga 31 dhjetori 2026 pajisja me terminal POS bëhet e detyrueshme për të gjithë subjektet, sipas nenit 59/3 të ligjit nr. 9920/2008, të shtuar me ligjin nr. 79/2025.

Lexo edhe: Si punësoj punonjësin e parë, nga kontrata te listëpagesa e parë

Zgjedhja e formës ligjore

Zgjedhja e formës ligjore përcakton përgjegjësitë, taksat dhe procedurat që do të duhet të ndiqni. Këtu është një krahasim i thjeshtë midis formave më të zakonshme:

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.)

Kjo formë është e përshtatshme kur biznesin do ta krijojnë dy ose më shumë persona, ose kur ka rreziqe financiare më të mëdha. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar nuk e mbajnë pronari përgjegjësinë personale për borxhet e kompanisë, përtej kontributeve në kapital. (Për shembull, në rast falimentimi, ortakët humbin vetëm investimin e tyre fillestar.) Kapitali minimal i sh.p.k-së është shumë i ulët (100 lekë) dhe mund të plotësohet me para ose asete. Kjo formë lejon edhe bashkëpronarë, ndarjen e fitimit sipas kuotave, dhe prezantim më “profesional” para partnerëve të biznesit.

Person Fizik

Kjo është forma më e thjeshtë dhe e përhapur për bizneset individuale të vogla . Një person fizik që regjistrohet si biznes është vetë-punësuar, me procedura ligjore të thjeshtuara. Megjithatë, ai përgjigjet personalisht me gjithë pasurinë e tij për detyrimet e biznesit . Kjo do të thotë që nëse biznesi ka borxhe, kreditorët mund të kërkojnë pagesën nga e gjithë pasuria juaj personale. Ky formë është ideale për sipërmarrësit individualë që nuk presin rritje të madhe dhe nuk dëshirojnë të ndajnë fitimet me bashkësi të tjera.

Termi “freelancer” nuk është një formë ligjore e veçantë; zakonisht freelanceri regjistrohet po si person fizik. Avantazhi kryesor është fleksibiliteti: një freelancer i vogël, për shembull një profesionist që ka xhiro të kufizuar, përfiton nga përfitimet e regimenit të personit fizik.

Forma të tjera ligjore që mund të konsiderohen në raste specifike

Përveç formave më të zakonshme si sh.p.k. dhe personi fizik, ligji shqiptar njeh edhe disa forma të tjera që janë më të specializuara. Ja një përmbledhje e shkurtër:

Shoqëria Aksionere (SHA)

SHA është një formë që përdoret zakonisht për biznese më të mëdha ose që synojnë të tërheqin investitorë të shumtë. Ajo mund të jetë private ose publike dhe ka kërkesa më të larta për kapital (minimumi 3,500,000 lekë për SHA private). Drejtohet nga një bord dhe mund të ketë aksionarë të ndryshëm që zotërojnë aksione. Përdoret kryesisht për banka, kompani sigurimi, dhe biznese që planifikojnë zgjerim të madh.

Dega e Shoqërisë së Huaj

Dega është një zgjatim i një kompanie të huaj që operon në Shqipëri. Ajo nuk ka personalitet juridik më vete, por vepron në emër të kompanisë mëmë. Ka të drejtë të realizojë aktivitet tregtar, të punësojë persona dhe të lëshojë fatura në emër të vet. Zgjedhja ideale për kompani të huaja që duan të fillojnë veprimtari në Shqipëri pa krijuar një shoqëri të re.

Zyra e Përfaqësimit

Kjo formë përdoret kur një kompani e huaj dëshiron vetëm një praninë fizike në Shqipëri, pa ushtruar aktivitet ekonomik. Zyra përfaqësuese nuk lëshon fatura dhe nuk ka të ardhura. Përdoret për qëllime marketingu, kërkimi tregu apo marrëdhënie me klientët lokalë. Ka gjithashtu detyrime për raportim në Tatime, edhe pse nuk ka fitime.

Shoqëri Kolektive dhe Komandite

Këto janë forma të vjetra që përdoren rrallë sot. (a) Shoqëria Kolektive përbëhet nga ortakë që përgjigjen me të gjithë pasurinë e tyre personale. (b) Shoqëria Komandite ka dy lloje ortakësh: komanditët që investojnë, dhe kolektivët që menaxhojnë dhe mbajnë përgjegjësi të plotë.
Zakonisht përdoren për biznese shumë të vogla ose marrëveshje familjare.

Në fund, çdo formë ka avantazhet e veta: formës sh.p.k. i jep më shumë strukturë dhe siguri për partnerët ndërsa personit fizik i jep thjeshtësi dhe kosto më të ulëta fillestare. Sipërmarrësit e vetëm pa rreziqe të mëdha financiare shpesh zgjidhin personin fizik për thjeshtësi, ndërsa kompanitë me disa ortakë ose me nevoja rritjeje preferojnë sh.p.k.

Lexo edhe: Informacion mbi kuadrin ligjor në fuqi.

Gabimet më të zakonshme që duhet shmangur

Shumë sipërmarrës të rinj bien pre e gabimeve, shpesh edhe të vështira për t’u riparuar, kur nisin biznesin. Ja disa prej tyre dhe si t’i shmangni:

→ Regjistro biznesin me ndihmën e AlProfit pa gabime dhe pa vonesa

Zgjedhja e formës së gabuar ligjore

Një nga gabimet më të shpeshta është regjistrimi automatik si person fizik, vetëm sepse “duket më i lehtë”, ose si sh.p.k. sepse “dëgjohet më serioze”. Por forma ligjore duhet zgjedhur në bazë të disa elementëve: natyra e aktivitetit, madhësia e pritshme, rreziku financiar, partnerët, dhe niveli i investimit fillestar.

Një konsulent që punon i vetëm mund të regjistrohet si person fizik. Kujdes me një kusht që harrohet shpesh. Kur 80% e të ardhurave vijnë nga një klient i vetëm, ose 90% nga më pak se tre klientë, administrata mund ta rikualifikojë marrëdhënien si punësim, sipas nenit 12 të ligjit nr. 29/2023. Një biznes që shet produkte të importuara, ka nevojë për strukturë më të sigurt si sh.p.k. (Nëse ka disa ortakë, sh.p.k. është thuajse e domosdoshme. Zgjedhja e gabuar ndikon direkt në detyrimet tatimore, mënyrën e ndarjes së fitimit dhe sigurinë ligjore të pronarit.

Regjistrimi në përgjegjësi tatimore të papërshtatshme

Shumë biznese regjistrohen si subjekt i TVSH-së edhe pse nuk i kalojnë pragjet. Regjistrimi është i detyrueshëm mbi 10,000,000 lekë qarkullim vjetor dhe vullnetar mbi 5,000,000 lekë, sipas nenit 117 të ligjit nr. 92/2014 dhe VKM nr. 953/2014. Kur pragu kalohet, kërkesa bëhet brenda 15 ditëve. Rregullat e plota janë te faqja jonë për regjistrimin dhe çregjistrimin në TVSH.

Regjimi i vjetër i thjeshtuar për biznesin e vogël nuk ekziston më. Nga 1 janari 2024 e zëvendëson regjimi zero i nenit 69 të ligjit nr. 29/2023, pra 0% tatim fitimi deri më 31 dhjetor 2029 kur xhiroja bruto vjetore nuk kalon 14,000,000 lekë.

Ky gabim ndodh zakonisht kur aplikimet bëhen pa këshillim me një profesionist, thjesht për të përfunduar procedurën “sa më shpejt”. Pasojat janë serioze: Nevojë për deklarime mujore të TVSH edhe kur nuk ka xhiro. Rritje e detyrimeve tatimore dhe e punës administrative. Detyrim për të mbajtur sistem fiskalizimi kur mund të ishte shmangur.

Mungesa e një plani të qartë dhe realist

Shumë biznese hapen vetëm me idenë “kam një profesion” ose “më pëlqen kjo punë”. Por mungesa e një plani konkret (qoftë edhe i thjeshtë) është gabim themelor. Nuk janë bërë llogaritjet e kostove fikse mujore (qira, paga, sigurime, kontabilitet). Nuk është menduar si do të dalë fitimi, kur do të vijë kthimi i investimit. Nuk ka ndarje të qartë të roleve nëse ka disa ortakë.

Pa një plan, vendimet merren emocionalisht, dhe pas disa muajsh, biznesi gjendet në vështirësi të parashikueshme. Për një ndihmë konkrete, mund të lexoni edhe blogun tonë: Si të ndërtoni një plan biznesi?

Nënvlerësimi i marketingut

Marketingu shpesh shihet si diçka “që bëhet më vonë”, pasi të krijohet biznesi. Por e vërteta është krejt e kundërta: pa marketing nuk ka klientë, dhe pa klientë nuk ka biznes.

Shumë biznese hapin dyer pa e ditur si do t’i gjejnë klientët. Faqet në rrjete sociale janë të paplota ose të paaktivizuara. Nuk ka as logo, as prezantim, as mesazh të qartë për audiencën. Marketingu nuk është luks, është themeli për të pasur xhiro.

Bërja vetë e procedurave, “për të kursyer”

Në pamje të parë duket më lirë të bësh vetë gjithçka: të shkruash vetë statutin, të aplikosh vetë në QKB, të çosh dokumentet në Tatime, të hapësh vetë llogarinë bankare, e kështu me radhë.

Por kjo ka disa probleme: Nuk kursen kohë, përkundrazi zgjat procedurat. Ka rrezik për gabime që duhen korrigjuar më vonë (me kosto shtesë). Shpesh aplikimet refuzohen ose shtyhen për dokumentacion të paplotë. Koha e humbur dhe stresi i tepërt kushtojnë shumë më tepër sesa ndihma e një profesionisti. Këshillimi dhe ndihma praktike në këtë fazë janë investim, jo shpenzim.

Nëse i shmangni këto gabime të zakonshme, duke u informuar mirë për ligjin, duke planifikuar kostot dhe duke punësuar profesionistë, do të siguroni një fillim më të mbarë për biznesin tuaj.

Në çdo fazë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Për konsultime të specializuara, kontaktoni AlProfit Consult, ekspertët tanë mund t’ju udhëzojnë hap pas hapi për regjistrimin e biznesit, zgjedhjen e formës ligjore, menaxhimin e taksave dhe çdo aspekt tjetër financiar.

Ju mund të njiheni me detajet e mëtejshme në blogun tonë, në faqen e regjistrimit të bizneseve dhe në shërbimet tona të taksave në AlProfit. Kontaktoni tani AlProfit Consult për një konsultë falas dhe filloni biznesin tuaj me besim!

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Pyetje të shpeshta

Sa kohë zgjat regjistrimi i biznesit në Shqipëri?

Regjistrimi fillestar në QKB zakonisht përfundohet brenda 1-2 ditëve pune, nëse dokumentacioni është i plotë. Hapat pasardhës e-filing, llogaria bankare, fiskalizimi kërkojnë 1-2 javë shtesë.

A mund të hap biznes pa kapital fillestar?

Për sh.p.k.-në, kapitali minimal ligjor është 100 lekë. Për personin fizik nuk kërkohet kapital minimal. Kapitali operativ për qiranë, inventarin dhe pagat është çështje tjetër dhe duhet planifikuar veçmas.

Cila formë ligjore paguon më pak taksa?

Varet nga xhiroja dhe nga mënyra e tërheqjes së fitimit. Çdo biznes me xhiro bruto vjetore deri 14,000,000 lekë paguan 0% tatim fitimi deri më 31 dhjetor 2029, pavarësisht formës. Mbi këtë prag, personi fizik paguan 15% deri në 14,000,000 lekë fitim dhe 23% mbi tepricën, ndërsa shoqëria paguan 15% të sheshtë plus 8% kur shpërndan dividend. Krahasimi i plotë është te faqja jonë e normave dhe pragjeve.

A duhet kontabilist nga dita e parë?

Rekomandohet. Gabimet e hershme si regjistrimi në përgjegjësi tatimore të gabuar ose mospasja e sistemit të fiskalizimit janë të kushtueshme dhe shpesh të vështira për t’u korrigjuar.

Lexo edhe: Si të shkruani një plan biznesi

Po hapni biznes? Filloni me këmbën e duhur.

REGJISTRO BIZNESIN

Ose direkt në: +355 69 323 2349 · [email protected]

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR