Regjistrimi i Bizneseve

Regjistrimi i biznesit nuk është thjesht procedurë administrative. Forma e zgjedhur e regjistrimit ndikon drejtpërdrejt në taksat që do të paguani, statusin tatimor dhe mundësitë e rritjes.

Një vendim i gabuar në fillim kushton shumë më tepër më vonë.

Me AlProfit diskutojmë rastin tuaj, vlerësojmë të gjitha alternativat dhe ndjekim të gjithë procesin nga fillimi deri në fund. Ju merreni me biznesin, ne merremi me procedurat.

Klienti ynë ideal

Shërbimi i regjistrimit është i përshtatshëm për bizneset e reja që duan të fillojnë saktë dhe bizneset ekzistuese që kanë nevojë për ndryshime në regjistrim. Punojmë në Tiranë dhe zonat përreth.

Profili

Madhësia dhe vendndodhja

✓ I regjistruar në Shqipëri
✓ Biznes privat
✓ Deri në 50 punonjës
✓ Të ardhura nën 200,000 € / muaj

Organizimi

Struktura e brendshme

✓ Pa ekonomist të brendshëm
✓ Nuk kërkon prani të përditshme
✓ Preferon ekonomist të jashtëm

Qasja

Mënyra e bashkëpunimit
✓ Bashkëpunues dhe komunikues
✓ I qartë në pritshmëri
✓ Synon rritje afatgjatë

Çfarë përfshin shërbimi i regjistrimit

  • Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB
  • Zgjedhja e formës së duhur ligjore (Person Fizik apo SHPK)
  • Ndryshime në të dhënat e regjistrimit
  • Kalimi në status pasiv ose çregjistrim
  • Ndryshime të administratorit dhe ortakëve
  • Ndryshime të aktivitetit dhe adresës
  • Ndjekje e procedurave me zyrën juridike

Pyetje të shpeshta

A përfshihet shërbimi i regjistrimit fillestar në paketat e abonimit ?

Jo. Shërbimi i regjistrimit fillestar të biznesit është shërbim i veçantë. Ai negociohet veçmas sepse ka një angazhim të veçantë. Aty nuk përfshihet vetëm shërbimi i regjistrimit, por këshillimi paraprak, përgatitja e dokumentacionit, aplikimi për regjistrimin, konfirmimi dhe ndjekja e procedurave pas regjitrimit: suporti për hapjen e bankës, hapja e llogarisë në eAlbania, eTatime, etj.

Çfarë forma ligjore është më e mirë për biznesin tim?

Varet nga aktiviteti, qarkullimi i planifikuar dhe numri i ortakëve. Person Fizik është më e thjeshtë dhe me kosto më të ulët administrative, por SHPK ofron mbrojtje më të madhe ligjore dhe është më e përshtatshme për biznese me rritje. Gjatë konsultës fillestare vlerësojmë bashkërisht alternativën më të mirë.

Sa kohë zgjat procesi i regjistrimit?

Regjistrimi bazë në QKB bëhet brenda 1-2 ditëve pune. Procedurat shtesë si licencat specifike ose lejet operative mund të kërkojnë kohë shtesë sipas llojit të aktivitetit.

A mund të regjistrohet një biznes online pa ardhur në zyrë?

Po. Regjistrimi në QKB bëhet plotësisht online nëpërmjet portalit qeveritar. Ne ndjekim të gjithë procesin në emrin tuaj pa qenë nevoja të vini fizikisht.

Çfarë dokumentesh nevojiten për regjistrim?

Dokumentet bazë përfshijnë kartën e identitetit, adresën e biznesit dhe të dhënat e aktivitetit. Sipas formës ligjore dhe aktivitetit mund të kërkohen dokumente shtesë. Ne ju informojmë saktësisht çfarë nevojitet para fillimit të procesit.

A ndihmoni edhe shtetasit e huaj që duan të hapin biznes në Shqipëri?

Po. Punojmë rregullisht me pronarë të huaj që regjistrojnë biznese në Shqipëri. Komunikojmë në anglisht dhe italisht dhe njohim procedurat specifike për investitorët e huaj.

Ekipi ynë

Kontabilist Senior
Kontabilist
Kontabilist

Doni të regjistroni biznesin tuaj?

Konsulta fillestare është falas. Diskutojmë formën e duhur dhe ndjekim të gjithë procesin.

GDPR