Çdo biznes ka detyrim të mbajë kontabilitet. Por kontabiliteti i mbajtur mirë bën diçka më shumë se sa të plotësojë një detyrim ligjor. Jep pamjen e saktë të gjendjes financiare dhe bazën për çdo vendim.
Shërbimi ynë i kontabilitetit në Tiranë ofron mbështetje të plotë financiare. Ngrejmë sistemin kontabël që i përshtatet aktivitetit tuaj. Ky sistem nuk është vetëm detyrim ligjor. Është burimi kryesor i informacionit për drejtimin e biznesit.
Ne punojmë bashkë me ju çdo muaj. Kujdesemi për regjistrime, deklarime dhe raportim financiar. Ju fokusoheni te rritja e biznesit.
Për cilat biznese është ky shërbim
Shërbimet tona të kontabilitetit janë të përshtatshme për bizneset e vogla dhe të mesme. Punojmë me biznese nga 0 deri në 50 punonjës. Mbulojmë Tiranën dhe zonat përreth.
Profili
Madhësia dhe vendndodhja
✓ I regjistruar në Shqipëri ✓ Biznes privat ✓ Deri në 50 punonjës ✓ Të ardhura nën 200,000 € / muaj
Organizimi
Struktura e brendshme
✓ Pa ekonomist të brendshëm ✓ Nuk kërkon prani të përditshme ✓ Preferon ekonomist të jashtëm
Qasja
Mënyra e bashkëpunimit
✓ Bashkëpunues dhe komunikues ✓ I qartë në pritshmëri ✓ Synon rritje afatgjatë
Paketa e plotë e shërbimeve kontabël
Mbajtja e plotë e llogarive tuaja.
Ngritjen e sistemit të informacionit kontabël.
Përgatitja e pasqyrave financiare.
Rishikim i raportimeve dhe të dhënave kontabël.
Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime të vendimmarrjes.
Rakordimi i llogarive bankare dhe i arkës
Ndjekja e fiskalizimit dhe e faturave
Administrim i pagave dhe i sigurimeve shoqërore
Si lidhet kontabiliteti me paketat tona
Kontabiliteti përfshihet në të tri paketat e abonimit. Diferenca qëndron në frekuencën e regjistrimeve, takimeve dhe shërbimeve të lidhura.
Kontabiliteti është i përfshirë në të tri paketat tona. Tarifa minimale është 15,000 Lekë në muaj. Çmimi final varet nga madhësia e biznesit dhe volumi i transaksioneve. Shikoni paketat në faqen e çmimeve ose kërkoni ofertë të personalizuar.
Çfarë programi kontabël përdorni?
Punojmë me QuickBooks dhe jemi në kalim tek Odoo. Sipas natyrës dhe nevojave specifike të çdo klienti, punojmë edhe me Financa 5 dhe Alpha Web.
A mund të ndërroj kontabilistin tim me AlProfit?
Po. Marrim në dorëzim situatën ekzistuese. Bashkëpunojmë me kontabilistin e mëparshëm për dorëzimin e dokumentacionit. Tranzicioni bëhet pa ndërprerje dhe pa kosto shtesë.
A mbuloni kontabilitetin për biznese me pronarë të huaj?
Po. Punojmë me biznese të regjistruara në Shqipëri, pavarësisht kombësisë. Komunikojmë edhe në anglisht dhe italisht.
Sa shpesh do të komunikojmë?
Komunikimi është i pakufizuar në çdo paketë. Na kontaktoni çdo ditë. Takimet formale janë periodike sipas paketës së zgjedhur.