Shërbime Taksash

Ne e dimë se një nga qëllimet tuaja kryesore është te paguani nivelin e duhur te taksave. Kjo arrihet më së miri nëpërmjet planifikimit gjithëpërfshirës të taksave, së bashku me zyrën e kontabilitetit.

Administrimi i taksave është një nga fushat më të ndjeshme për sipërmarrjet sepse, administrimi i tyre efektiv sjell menaxhimin dhe uljen e mundshme të tyre por nga ana tjetër risqet që hasin bizneset nga shkelja e ligjeve në këto fusha, nga mosnjohja dhe mos përditësimi në kohën e duhur, sjell penalizimin e tyre.

Sistemi i administrimit të taksave, ashtu si vetë profesioni i ekonomistit, ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit. Tashmë nuk është i nevojshëm vetëm të kuptuarit pasiv të legjislacionit por ndërveprim real dhe i shpejtë për tu përshtatur me të.

Nevojitet marrja e vendimeve në kohën e duhur, që në fazën e hartimit të planit tuaj dhe më pas zbatimit të tij hap pas hapi. Përfshirja e administrimit të sistemit tatimor në erën e shpejtë të zhvillimit të informatizimit të shumë proceseve, kërkon përshtatje të shpejtë dhe ndryshim të mendësisë për rolin e sistemit tatimor.

Nëse pothuajse të gjitha proceset e kryerjes së deklarimeve tatimore, ashtu si shumë procese të tjera të profesionit të ekonomistit, por dhe më gjerë, do të automatizohen, e gjithë energjia për administrimin e taksave nevojitet në planifikimin e tyre dhe marrjen e vendimeve në kohën e duhur.

Ne nuk paraqitemi tek ju vetëm për të hartuar deklaratën mujore ose vjetore në fund të periudhës, por, energjia jonë më e madhe është e fokusuar në hartimin e strategjisë më të mirë dhe, pastaj, kontrolli të vazhdueshëm, përpara plotësimit të deklaratës finale. Kështu, ne do të kemi kohë, së bashku, për të marrë vendime në kohën e duhur.

Ne punojmë me ju gjatë gjithë vitit për të zhvilluar një plan të përshtatur me strategji të kursimit për situatën tuaj.

Paketa e plotë e shërbimeve të taksave.

Çfarë përfshin shërbimi i taksave

  • Planifikim i pagesës së taksave.
  • Kryerja e të gjitha deklarimeve tatimore referuar legjislacionit në fuqi.
  • Ndjekja e procedurave gjatë kontrolleve të ndryshme tatimore.
  • Asistencë e vazhdueshme për personelin përgjegjës.
  • Rishikim i deklarimeve tatimore periodike.
  • Informim i vazhdueshëm i ndryshimeve më të fundit ligjore.

Pse është i rëndësishëm planifikimi tatimor

Kontabiliteti regjistron të kaluarën. Planifikimi tatimor menaxhon të ardhmen. Me AlProfit dini çfarë detyrimesh tatimore ju presin muajin e ardhshëm, tremujorët e radhës dhe vitin fiskal. Kjo ju lejon të planifikoni likuiditetin e biznesit pa surpreza.

Ndryshimet e shpeshta të legjislacionit tatimor shqiptar kërkojnë ndjekje të vazhdueshme. Ekipi ynë ju informon proaktivisht për çdo ndryshim që prek biznesin tuaj.

Pyetje të shpeshta

A jeni të regjistruar si këshilltarë tatimorë?

AlProfit Consult është e regjistruar në QKB dhe ofron shërbime kontabël dhe tatimore sipas legjislacionit shqiptar. Ekipi ynë ndjek trajnimet e vazhdueshme për legjislacionin tatimor.

A mund të përfaqësoni biznesin tim para Drejtorisë së Tatimeve?

Po. Ndihmojmë me komunikimin me Drejtorinë Rajonale Tatimore dhe procedurat e ankimit tatimor kur është e nevojshme.

Si funksionon Tatimi i Fitimit Zero për bizneset e vogla?

Bizneset me xhiro vjetore deri në 14,000,000 Lekë përfitojnë nga norma 0% e tatimit mbi fitimin deri në vitin 2029. AlProfit ju ndihmon të verifikoni nëse biznesi juaj kualifikohet dhe të përmbushni kushtet e nevojshme.

Si e di nëse jam në rregull me tatimet?

Një konsultë e shkurtër falas tregon nëse ka detyrime të paplotësuara ose mundësi për optimizim tatimor.

Ekipi jonë i ekspertëve:

Kontabilist
Auditues Senior
Kontabilist

Përfitoni nga konsultimi i parë falas

Diskutoni kërkesat tuaja tatimore me ekipin tonë. Pa detyrim dhe pa kosto paraprake.

Kërko ofertë
Shiko çmimet

✔ Pa detyrim · ✔ Konfidencialitet · ✔ Përgjigje brenda 24 orëve

GDPR