
Shumë biznese arrijnë në një moment kur financat dhe detyrimet tatimore të tyre kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndjekje profesionale. Një zgjidhje është punësimi i një ekonomisti me kohë të plotë. Por për shumë biznese kjo nuk është gjithmonë e nevojshme ose praktike. Në këto raste, shumë biznese zgjedhin të bashkëpunojnë me një ekonomist të jashtëm. AlProfit mbështet bizneset pikërisht në këtë mënyrë. Ne bëhemi ekonomisti juaj i jashtëm dhe ndjekim gjithçka që do të bënte një ekonomist i brendshëm – edhe më shumë. Jo vetëm regjistrime dhe deklarime, por edhe një vëmendje të vazhdueshme ndaj financave të biznesit tuaj, në mënyrë që të keni një pasqyrë më të qartë të situatës financiare dhe të merrni vendime më të sigurta.
Alprofit Consult është krijuar në vitin 2015, si një projekt për krijimin e një studio kontabiliteti. Synimi ynë kryesor, në fillim dhe në vazhdim, ka qenë jo vetëm ofrimi i shërbimeve rutinë, dhe pa vlerë të shtuar të një studioje kontabiliteti, por më gjerë.
Ekspert nuk quhet ai që kryhen 1000 punë njëkohësisht por ai që kryhen 1 punë 1000 herë, prandaj ne kemi besim të plotë në këto fusha.
Ne synojmë që të përmbushim çdo nevojë të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.