Rreth nesh

Ekonomisti i biznesit tuaj
Sfida e biznesit

Ne e dimë sa sfiduese është të drejtosh një biznes

Mes financave, taksave dhe procedurave administrative, është e lehtë që këto çështje të marrin shumë kohë dhe të krijojnë pasiguri për biznesin.

Shumë biznese nuk kanë mundësi të punësojnë një ekonomist të brendshëm, ose punësimi me kohë të plotë nuk është gjithmonë i nevojshëm. Megjithatë financat dhe detyrimet tatimore kërkojnë kujdes dhe ndjekje të vazhdueshme.

Kur askush nuk i ndjek ato rregullisht, është e lehtë që biznesi juaj të përballet me situata si këto.

  • Të bëhen gabime në deklarimet tatimore
  • Të krijohen penalitete të papritura nga tatimet
  • Të humbet shumë kohë me dokumente dhe procedura
  • Të mos jetë e qartë gjendja reale e biznesit
Zgjidhja jonë

Një ekonomist që kujdeset vazhdimisht për financat e biznesit tuaj

Me ne ju nuk merrni vetëm regjistrime dhe deklarime. Ju keni një profesionist që ndjek vazhdimisht financat dhe taksat e biznesit tuaj.

Kjo do të thotë që ju:

  • Kurseni kohë sepse nuk merreni me dokumente dhe procedura
  • Shmangni gabimet dhe penalitetet nga tatimet
  • Merrni vendime më të sigurta sepse keni një pasqyrë të qartë financiare

Mbi 200 biznese në Shqipëri e kanë gjetur këtë kujdes pranë nesh që nga viti 2015. Bashkëpunëtor që telefonon para se afati të vijë. Që dërgon informacionin kur ligji ndryshon. Që merr iniciativën, që ju të fokusoheni te biznesi juaj.

Ju nuk meritoni vetëm shërbim kontabël. Ju meritoni një partner që kujdeset për financat e biznesit tuaj me të njëjtin përkushtim si për të vetin.

Me kë bashkëpunojmë

A jeni ju klienti ynë ideal?

Zgjedhim me kujdes klientët me të cilët punojmë, që të sigurojmë cilësi dhe bashkëpunim të qëndrueshëm afatgjatë.

Profili
Madhësia dhe vendndodhja
Biznes i regjistruar në Shqipëri
Biznes privat, jo OJF
Deri në 50 punonjës
Të ardhura nën 200,000 € / muaj
Organizimi
Struktura e brendshme
Pa ekonomist të brendshëm
Nuk kërkon prani të përditshme
Preferon ekonomist të jashtëm
Qasja
Mënyra e bashkëpunimit
Bashkëpunues dhe komunikues
I qartë në pritshmëri
Synon rritje afatgjatë
Si bashkëpunojmë me ju

Pesë angazhime që merrni nga ne çdo ditë

Vlerat tona të brendshme, përkthyer në çfarë do të thotë kjo për biznesin tuaj.

1

Ndihmon në fillim

Ju kontaktojmë para se afati të vijë. Ju dërgojmë informacionin kur ndryshon një ligj. Nuk presim që ju të na kërkoni.

2

Më mirë 3 punë me plan, sesa 5 pa plan

Çdo gjë që bëjmë për biznesin tuaj është e planifikuar dhe e ndjekur. Cilësi në çdo detaj që ka rëndësi për ju.

3

Përgjegjës

Çdo punë që ju premtojmë, e realizojmë. Çdo gabim që mund të ndodhë, e pranojmë dhe e korrigjojmë.

4

Të thjeshtë dhe të komunikueshëm

Ju flasim drejt, pa zhargon teknik. Çdo gjë që ka rëndësi për biznesin tuaj, jua shpjegojmë me qartësi.

5

Të etur për të mësuar

Ligjet ndryshojnë, teknologjitë lëvizin. Mësojmë çdo ditë që ju të mos përballeni vetëm me ndryshimet.

Garancia jonë për ju

Ju keni të drejtën të mos paguani

Nëse në një muaj të caktuar nuk merrni shërbimin sipas pritshmërive, nuk e paguani atë muaj. Pa justifikime, pa diskutim, pa kushte.

Sepse ju nuk duhet të paguani për diçka që nuk e keni marrë.

Kjo klauzolë është pjesë e çdo kontrate të bashkëpunimit me ne. Nuk është ofertë marketingu, është standardi që zbatojmë çdo ditë me veten dhe me ekipin tonë.

Klientët tanë

Çfarë thonë klientët tanë

Vlerësime nga klientë realë të AlProfit Consult

★★★★★ 5.0 / 5 në Google · 151 vlerësime
★★★★★
Kemi zgjedhur zyrën e kontabilitetit AlProfit Consult për Klea Huta Academy dhe për O2 Records për profesionalizmin, korrektësinë dhe besimin. Jemi shumë të lumtur që kemi gjetur bashkëpunëtorët e duhur, sepse me ta suksesi është një hap më afër.
KH
Klea Huta & Elgit Doda
Klea Huta Academy & O2 Records
★★★★★
Ne kemi më shumë se 10 vjet që bashkëpunojmë me Andin. Skuadra e AlProfit Consult është, jo thjesht ofrues shërbimesh për ne, por pjesë e pandarë e stafit tonë dhe prezent në pothuajse të gjitha proceset tona të punës, si dhe vendimmarrjet më të rëndësishme.
EP
Endri Prespa
CEO, Prespa Invest
★★★★★
Kemi më shumë se 4 vjet bashkëpunim me studion e kontabilitetit AlProfit Consult dhe mund të themi pa hezitim që kemi gjetur bashkëpunëtorin e duhur. Korrektësi, profesionalizëm, shpejtësi, gjithmonë gjejnë kohën për t'u përgjigjur.
Olgen Çikopana
Administrator, Vesa Solutions & Al Bell shpk
★★★★★
Që në momentin e parë që vendosa hapjen e biznesit tim, i besova AlProfit Consult. Janë shumë të kujdesshëm, korrekt dhe profesional. Besimi i dhënë është shpërblyer. Do i rekomandoja kudo.
AG
Ana Gjymshani
CEO & Themeluese, Atelie Gjyms'Hana
★★★★★
Shërbim ekselent, i shpejtë dhe shumë i komunikueshëm. E sugjeroj për çdo biznes.
ND
Nardi Doda
CEO, Hello SHPK & Digital Grown

Gati për të filluar?

Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim. Brenda 24 orëve ju kthejmë përgjigje.

✓  Pa detyrim  ·  ✓  Konfidencialitet  ·  ✓  Përgjigje brenda 24 orëve
Ekipi

Njerëzit që do të kujdesen për biznesin tuaj

  • Andi Haxhillari
  • Juljana Avdi
  • Aida Llavdaniti
  • Erjola Treska
  • Manjola Kullolli
  • Kristiana Gjata
  • Klejona Skopeci

GDPR