Karriera

Vende të lira sot

Dy pozicione janë të hapura tani dhe pranojnë aplikime. Tri rolet e tjera pranojnë kandidatura gjatë gjithë vitit.

Kontabilist
Accountant, me ose pa eksperiencë
Mban portofolin e vet të klientëve dhe mbështet Seniorin te klientët më të mëdhenj.

Shiko rolinApliko

Kontabilist Senior
Senior Accountant, me eksperiencë
Menaxhon në mënyrë të pavarur një portofol klientësh dhe mentoron një koleg më të ri.

Shiko rolinApliko

Nuk jeni i sigurt cili rol ju përshtatet? Aplikoni pa zgjedhur rol dhe flasim bashkë.
Karriera te ne

Punë ku e dini çfarë pritet prej jush dhe ku dikush kujdeset që ju të rriteni

Ne besojmë se kontabiliteti nuk është një profesion teknik i ftohtë. Është një profesion me ndikim real në jetën e njerëzve dhe në vendimet që marrin bizneset çdo ditë.

Puna jonë ka kuptim sepse ndihmon bizneset të kursejnë kohë dhe para, duke u dhënë qartësi dhe siguri. Dhe pikërisht për këtë arsye, njerëzit që punojnë me ne kanë rëndësi më shumë se çdo proces apo program.

Shumë kontabilistë të rinj e mësojnë këtë profesion duke gabuar, vetëm, në fund të ditës. Ne besojmë se nuk duhet të jetë ashtu, dhe prandaj e kemi ndërtuar punën te ne në mënyrë tjetër.

Problemi

Ndoshta e njihni këtë ndjesi

Hyni në një zyrë dhe ju jepet punë që nga dita e parë, por askush nuk ka kohë t’ju shpjegojë pse bëhet ashtu. Mësoni duke pyetur me druajtje ose duke gabuar dhe duke e kuptuar vetë më pas.

Dita nuk mbaron kurrë, sepse gjithçka është urgjente dhe asgjë nuk është e planifikuar. Dhe kur vjen momenti i vlerësimit, nuk e dini mbi çfarë vlerësoheni, sepse kriteret nuk i ka shkruar askund askush.

Pas dy vitesh keni mësuar shumë, por pa e ditur nga ku e nisi rritja juaj dhe ku po shkon.

Kush jemi ne

E njohim mirë, sepse edhe ne kemi filluar aty

AlProfit Consult është zyrë kontabiliteti në Tiranë, e themeluar në vitin 2015. Sot jemi një ekip prej rreth dhjetë vetash dhe punojmë si ekonomist i jashtëm për rreth dyqind biznese.

Gjatë këtyre viteve mësuam se një zyrë nuk mbahet nga procedurat, por nga njerëzit që i zbatojnë ato. Prandaj shkruam mënyrën si punojmë, caktuam një mentor për secilin dhe vënduam kritere të njohura për të gjithë.

  • Një Senior përgjegjës për rritjen tuaj, me takim javor një për një
  • Procedura të shkruara, që të mos mësoni duke gabuar
  • Vlerësim dy herë në vit, me kritere të njohura që në ditën e parë
Plani

Tre hapa, asgjë e ndërlikuar

  1. Dërgoni kandidaturënPlotësoni formularin më poshtë ose na shkruani në [email protected]. Një paragraf i shkurtër mjafton, nuk ju duhet letër motivimi e gjatë.
  2. NjihemiMerrni përgjigje brenda dy javësh, edhe kur nuk kemi pozicion të hapur. Nëse vijojmë, flasim në një intervistë të parë me një test të shkurtër, dhe pastaj në një takim final ku flitet hapur edhe për pagën.
  3. Filloni me një mentor pranëQë nga dita e parë keni një Senior që përgjigjet për rritjen tuaj dhe një plan të shkruar për tridhjetë ditët e para. Nuk ju lëmë vetëm.
Çfarë ndryshon

Si duket puna juaj pas dy vitesh

Nëse vini te ne

  • Mbani portofolin tuaj të klientëve dhe ju njohin me emër
  • E dini saktësisht mbi çfarë vlerësoheni dhe ku po shkoni
  • Punoni me Odoo dhe me mjete të inteligjencës artificiale
  • Keni folur çdo javë me klientë italianë dhe anglishtfolës
  • Dini t’ia shpjegoni një biznesi numrat e tij, jo vetëm t’i regjistroni

Nëse mbeteni aty ku jeni

  • Bëni të njëjtat detyra, pa e ditur pse bëhen ashtu
  • Prisni që dikush të ketë kohë t’ju shpjegojë
  • Rritja varet nga viti i punës, jo nga ajo që keni mësuar
  • Dita mbaron pa e ditur çfarë mbyllët vërtet
Rolet te ne

Ku mund të gjeni veten

Zgjidhni rolin që ju përshtatet dhe aplikoni direkt. Nëse nuk jeni i sigurt, aplikoni pa zgjedhur rol dhe flasim bashkë.

Senior Accountant

Vend i lirë tani

Menaxhon në mënyrë të pavarur një portofol klientësh dhe është mentori i kontabilistit që ka në ngarkim.

  • Komunikimi dhe takimet periodike me klientët
  • Pasqyrat financiare dhe raportet
  • Deklarimet tatimore dhe afatet
  • Mentorimi i një kolegu më të ri

Kërkohet diplomë në ekonomi ose kontabilitet dhe eksperiencë pune në kontabilitet.

Faqja e plotë e rolit

Accountant

Vend i lirë tani

Mban portofolin e vet të klientëve dhe mbështet Senior-in te klientët më të mëdhenj.

  • Regjistrimet, faturat dhe banka
  • Komunikimi me klientët e vet
  • Pasqyrat dhe deklarimet
  • Ndjekja e axhendës në Odoo

Kërkohet diplomë ose vit i fundit studimesh në ekonomi dhe gatishmëri për të mësuar.

Faqja e plotë e rolit

Junior Accountant

Kandidatura të hapura

Hyrja e parë në profesion, me mbështetje nga i gjithë ekipi dhe punë praktike që nga java e parë.

  • Suport për menaxherët e klientëve
  • Mbledhje dhe kontroll dokumentesh
  • Regjistrime të thjeshta kontabël
  • Mësim i programeve që përdorim

Kërkohet studime në ekonomi ose kontabilitet, të përfunduara ose në vitin e fundit.

Marketing dhe Shitje

Kandidatura të hapura

Ndërton kontaktin e parë me bizneset dhe kujdeset për praninë tonë në web dhe në rrjete.

  • Kërkimi i bizneseve sipas profilit tonë
  • Kontakti i parë me email dhe WhatsApp
  • Përmbajtja për web dhe rrjete sociale
  • Ndjekja e kontakteve në Odoo

Kërkohet komunikim i qartë me shkrim dhe dëshirë për të punuar me biznese.

Praktikant

Pranojmë gjatë gjithë vitit

Praktikë reale në një zyrë që punon, jo vëzhgim nga një cep i tavolinës.

  • Punë e vërtetë me dokumente dhe programe
  • Një koleg i caktuar që ju shoqëron
  • Mundësi punësimi pas praktikës

Kërkohet të jeni student ose i sapodiplomuar në ekonomi, financë ose kontabilitet.

Aplikimi

Dërgoni kandidaturën tuaj

Merrni konfirmimin menjëherë dhe përgjigjen tonë brenda dy javësh. Edhe kur nuk kemi vend të lirë, kandidatura juaj nuk humbet.

Formatet e pranuara, PDF ose Word. Madhësia deri 8 MB.


Çfarë ofrojmë

Gjashtë gjëra konkrete që merrni nga ne

Jo fjalë të mëdha. Gjëra që maten dhe që i ndjeni çdo javë.

1

Orar i qartë dhe i respektuar

Nga e hëna në të premte, 08:30 deri 17:00. Puna organizohet me plan, që të mos mbeteni jashtë orarit për gjëra që mund të ishin parashikuar.

2

Një mentor i caktuar

Çdo kontabilist ka një Senior përgjegjës për rritjen e tij, me takim javor një për një. Askush nuk lihet vetëm përballë një rasti të ri.

3

Vlerësim me kritere të shkruara

Dy herë në vit, me të njëjtat kritere për të gjithë, të njohura që në ditën e parë. Nuk varet nga përshtypja e momentit.

4

Programe moderne

Punojmë me Odoo dhe me mjete të inteligjencës artificiale në punën e përditshme. Janë aftësi që ju mbeten kudo që të shkoni më pas.

5

Klientë shqiptarë dhe të huaj

Një pjesë e klientëve tanë janë italianë dhe anglishtfolës. Nëse i flisni këto gjuhë, i përdorni çdo javë dhe i përmirësoni.

6

Kohë për të mësuar

Të mësuarit nuk pritet të bëhet pas orarit. Është pjesë e punës, me kolegë që ndihmojnë dhe me materiale të brendshme.

Pyetje të shpeshta

Ato që na pyesin më shpesh

Po, dhe është mënyra që preferojmë. Kandidaturën tuaj e ruajmë, ju kthejmë përgjigje dhe ju kontaktojmë kur hapet një vend që ju përshtatet.

Varet nga roli. Për Senior Accountant po, kërkohet eksperiencë pune në kontabilitet. Për Accountant, Junior dhe praktikë, jo. Aty na intereson më shumë dëshira për të mësuar dhe mënyra si i qaseni punës.

Konfirmimin e marrjes e merrni menjëherë. Përgjigjen tonë për vijimin e merrni brenda dy javësh. Nëse procesi vazhdon, dy intervistat zakonisht zhvillohen brenda një muaji.

Po, dhe rruga është e shkruar. Kalimi nga Accountant në Senior ka kritere të njohura, që lidhen me vlerat, me aftësitë profesionale dhe me kapacitetin për të mbajtur klientë më të mëdhenj.

Puna zhvillohet nga zyra në Tiranë. Në fillim kjo është e rëndësishme, sepse pjesa më e madhe e të mësuarit vjen nga kolegët që keni pranë.

Nuk jeni i sigurt nëse është për ju ?

Dërgojeni kandidaturën gjithsesi. Marrim përgjigje nga çdo aplikim dhe flasim me qetësi se ku mund të gjeni veten.

Dërgo kandidaturën

Ose na shkruani në [email protected]  ·  Telefon +355 69 323 2349
#MëTëMirët

Njihuni me kolegët tuaj të ardhshëm

  • Andi Haxhillari
  • Juljana Avdi
  • Aida Llavdaniti
  • Manjola Kullolli
  • Kristiana Gjata
  • Klejona Skopeci
  • Hermes Mane

GDPR