Këshillim Financiar

Këshillim financiar profesional për biznesin tuaj — jo luks, por mjet i domosdoshëm. Shumë biznese marrin vendime pa analizë, pa buxhet dhe pa plan. Kjo kushton.

Kur diçka shkon keq, është shumë vonë për të ndërhyrë.

Me AlProfit merrni një partner që e njeh situatën financiare të biznesit tuaj dhe ju ndihmon të merrni vendime të bazuara në numra. Jo në fund të vitit, por gjatë gjithë vitit.

Për cilat biznese është ky shërbim

Shërbimi i këshillimit financiar është i përshtatshëm për bizneset që duan të kuptojnë ku shkojnë paratë dhe si të rrisin fitimin. Punojmë me biznese nga 0 deri në 50 punonjës në Tiranë dhe zonat përreth.

Profili

Madhësia dhe vendndodhja

✓ I regjistruar në Shqipëri
✓ Biznes privat
✓ Deri në 50 punonjës
✓ Të ardhura nën 200,000 € / muaj

Organizimi

Struktura e brendshme

✓ Pa ekonomist të brendshëm
✓ Nuk kërkon prani të përditshme
✓ Preferon ekonomist të jashtëm

Qasja

Mënyra e bashkëpunimit
✓ Bashkëpunues dhe komunikues
✓ I qartë në pritshmëri
✓ Synon rritje afatgjatë

Shërbim për këshillimin financiar në Tiranë

  • Përgatitja e buxheteve dhe rishikimi i tyre.
  • Analizë e performancës së biznesit tuaj.
  • Planifikim financiar afatshkurtër dhe afatgjatë.
  • Analiza e cash-flow dhe likuiditetit.
  • Vlerësim i investimeve dhe projekteve të reja.
  • Analizë dhe orientim për hapjen e bizneseve të reja.
  • Raporte financiare për vendimmarrje.
  • Mbështetje në marrëdhënie me banka dhe investitorë.

Si lidhet këshillimi financiar me paketat tona

Këshillimi financiar përfshihet në paketat Standard dhe Premium. Diferenca qëndron në thellësinë e analizës dhe frekuencën e takimeve strategjike.

START

15,000 – 30,000 Lekë/muaj
  • Përgatitja e Pasqyrave Financiare
  • Rishikim tatimor çdo gjashtë-mujor
  • Takime periodike gjashtë-mujore
  • + Kontabilitet · Deklarime · Paga
Kërko Ofertë

STANDARD

Më e zgjedhura · 30,000 – 60,000 Lekë/muaj
  • Përgatitja e Pasqyrave Financiare
  • Planifikim tatimor çdo tre-mujor
  • Takime periodike tre-mujore
  • + Kontabilitet · Deklarime · Paga · QKB
Kërko Ofertë

PREMIUM

Nga 60,000 Lekë/muaj
  • Përgatitja e Pasqyrave Financiare
  • Planifikim dhe këshillim tatimor mujor
  • Takime strategjike mujore
  • + Kontabilitet · Deklarime · Paga · Pagesa bankare · QKB
Kërko Ofertë

Pyetje të shpeshta

Çfarë nënkupton këshillimi financiar me AlProfit ?

Këshillimi ynë financiar përfshin analiza dhe planifikime strategjike të financave tuaja. Ne ju ndihmojmë të përgatisni buxhetet, të menaxhoni cashflow-in dhe të merrni vendime për investime apo zgjerim të biznesit. Në takime të rregullta (sipas paketës) shqyrtojmë ecurinë dhe ju ofrojmë këshilla strategjike. Kjo do të thotë se përveç kontabilitetit, ju keni një partner që analizon trendet financiare dhe ju rekomandon hapat e radhës për rritje të qëndrueshme.

Si më ndihmon planifikimi financiar i AlProfit-it?

Ne përgatisim parashikime financiare dhe tatimore që ju lejojnë të shihni përpara. Për shembull, paketat tona përfshijnë raportime periodike dhe parashikime tatimore, me anë të të cilave ju e dini se çfarë pritet financiarisht muaj pas muaji. Kjo ju ndihmon të merrni vendime të informuar, në mënyrë që të mos keni surpriza të padëshirueshme. Në këtë mënyrë, ju siguroheni që financat e biznesit tuaj kanë një plan të qartë dhe të realizueshëm.

Çfarë është këshillimi financiar dhe si ndryshon nga kontabiliteti?

Kontabiliteti regjistron çfarë ka ndodhur. Këshillimi financiar planifikon çfarë do të ndodhë. Me këshillimin financiar analizojmë situatën tuaj, hartojmë buxhete dhe ju ndihmojmë të merrni vendime para se të bëhet problem.

Sa shpesh bëhen takimet e këshillimit?

Komunikimi është i vazhduar dhe pa kufizime. Mund të kontaktoni për çdo çështje dhe në të gjitha kanalet e komunikimit. Takimet periodike zhvillohen sipas paketës. Gjashtëmujore te Start, tremujore te Standard dhe mujore te Premium.

A ndihmoni me plane biznesi për bankë ose investitorë?

plane biznesi dhe raporte financiare sipas kërkesave specifike të bankave ose investitorëve.

Ekipi ynë

Kontabilist
Auditues Senior
Kontabilist Senior

A keni pamje të qartë të financave të biznesit tuaj?

Një konsultë e shkurtër falas tregon ku qëndron biznesi juaj dhe çfarë mund të përmirësohet.

GDPR