[Video] Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta.

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta, i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar të shoqërisë.

Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit“, i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

  • Statuti dhe Akti i Themelimit të shoqërisë, në rast se janë hartuar si 2 dokumente të veçanta në origjinal (afati 30 ditë nga data e themelimit)
  • Akti i emërimit të organeve të shoqërisë, nëse nuk përfshihet në aktet e tjera
  • Mandati bankar ose vërtetimi i noterit për pagesën e kapitalit në para – (nëse kapitali është paguar)
  • Akti i ekspertimit të ekspertit vlerësues të licensuar për pagesën e kapitalit në natyrë
  • Dokumenti i identifikimit të përfaqësuesit
  • Dokumenti i autorizimit të përfaqësuesit
  • Deklarata e posacme për njohjen, pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta”
  • Klikoni butonin “Përdor”
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni
  • Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
  • Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje aplikuesit

Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit. Për pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një dite pune nga marrja e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: e-Albania.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

Ekonomisti i jashtëmi biznesit tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë