
Regjistrimi fillestar i sh.p.k.-së kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania, pa pagesë dhe brenda një dite pune. Për ata që kanë nevojë për udhëzim, procesi i regjistrimit të shpk në e-Albania është i thjeshtë dhe i aksesueshëm. Shërbimi regjistron shoqërinë njëkohësisht në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Aplikimin e kryen administratori i shoqërisë, duke u loguar si individ (qytetar) me numrin e tij personal. Ortakët që nuk janë emëruar administratorë nuk mund ta kryejnë aplikimin vetë. Nëse administratori dëshiron ta delegojë tek një i tretë, për këtë të fundit administratori i emëruar duhet të lëshojë një prokurë të posaçme noteriale.
Lexo edhe: Person fizik apo sh.p.k. — cila formë ju përshtatet?
Nënshkrimi elektronik është i detyrueshëm. Pa të, formulari nuk nënshkruhet dhe aplikimi nuk dërgohet. Pajisuni me nënshkrim elektronik nëpërmjet shërbimit përkatës të e-Albania para se të filloni plotësimin.
Nëse keni rezervuar paraprakisht emrin e shoqërisë pranë QKB-së, gjatë plotësimit do të shihni fushën: “Nëse keni rezervuar një emër për shoqërinë, plotësoni numrin e regjistrimit.” Vendosni numrin e rezervimit në atë fushë.
Nëse nuk keni rezervim dhe emri që shkruani është tashmë në përdorim, sistemi ju njofton menjëherë. Mund të vendosni emër tjetër pa filluar procedurën nga e para.
Statuti dhe akti i themelimit duhet të jenë të nënshkruara nga të gjithë themeluesit dhe të skanuara në format PDF. Afati i ngarkimit është 30 ditë nga data e themelimit.
AlProfit Consult harton statutin dhe aktin e themelimit si pjesë e shërbimit të regjistrimit.
Shkarko: Model statuti.
Dokumentet që ngarkon aplikanti:
✔ Dokumenti i identifikimit i aplikantit
✔ Dokumenti i autorizimit (prokura), nëse aplikon një i tretë
✔ Statuti dhe akti i themelimit, nëse janë hartuar si dy dokumente të ndara
✔ Akti i emërimit të organeve të shoqërisë, nëse nuk përfshihet në statut
✔ Mandati bankar i pagesës së kapitalit, vetëm nëse kapitali është paguar
✔ Akti i ekspertit vlerësues, vetëm për kapital të paguar në natyrë
✔ Dokumentacioni i pronarëve përfitues
Kujdes: Dokumenti i identifikimit ngarkohet vetëm në fushën e vet, jo bashkë me prokurën, sepse ajo është e dhënë konfidenciale jo publike. Çdo ngatërrim sjell refuzim të menjëhershëm të aplikimit nga QKB.
Dokumentet e siguruara nga administrata nuk keni nevojë t’i sillni vetë.
Hyni në e-Albania si individ (qytetar), zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues” dhe klikoni “Aplikim i ri”. Koha totale e plotësimit është rreth 25–30 minuta.
📄 Udhëzues interaktiv · 10 hapa · Klikoni hapat për të naviguar
Plotësohen të dhënat bazë:
Emri i shoqërisë. Sistemi kontrollon menjëherë nëse emri është i disponueshëm. Nëse keni numër rezervimi, vendoseni në fushën e dedikuar.
Data e themelimit. Data kur është nënshkruar akti i themelimit.
Forma ligjore. Zgjidhni SH.PK.
Pronësia. Tregon nëse shoqëria është 100% shqiptare apo me kapital të huaj. Ky klasifikim ndikon në dokumentacionin e kërkuar.
Kohëzgjatja. Zakonisht zgjedhet E pacaktuar.
Objekti i aktivitetit. Zgjidhni I përgjithshëm ose I posaçëm. Nëse zgjidhni I posaçëm, shkruani aktivitetet konkrete. Teksti duhet të korrespondojë me objektin e shkruar në statut.
Plotësohet adresa kryesore (prefektura, rrethi, bashkia, njësia bashkiake, adresa). Mund të shtohen edhe adresa të tjera të ushtrimit të aktivitetit nëse shoqëria operon në disa vende. Këto të fundit si adresa dytësore.
| Nr. | Prefektura/Qarku | Rrethi | Bashkia | Njësia Bashkiake | Adresa |
|---|---|---|---|---|---|
| Nuk ka adresa të shtuara. | |||||
Plotësohen vlera e përgjithshme e kapitalit (minimumi 100 lekë), vlera e shlyer nëse kapitali është paguar, numri i kuotave dhe lloji i kontributit (para dhe/ose natyrë).
Nëse kapitali është paguar plotësisht, ngarkohet mandati bankar. Nëse nuk është paguar ende, fusha e vlerës së shlyer lihet e zbrazët.
Për çdo themelues (ortak) plotësohet një formular i veçantë me shtetësinë, NID-in, vlerat e kontributit, kuotën e pjesëmarrjes dhe adresën.
Nëse ortaku zotëron kuotën si përfaqësues i dikujt tjetër, aktivizohet fusha "Zotëron kuotën si përfaqësues" dhe plotësohen të dhënat e personit të përfaqësuar.
Administratori trajtohet si seksion i veçantë, i ndarë nga themeluesit. Edhe kur administratori dhe ortaku janë i njëjti person, të dhënat plotësohen dy herë — një herë si themelues dhe një herë si administrator.
Plotësohen numri i administratorëve, nëse veprojnë si organ kolegjial, afati i emërimit (maksimumi 5 vjet) dhe nëse ka kufizime tagresh.
Ky seksion plotësohet vetëm nëse kapitali është kontribuar në natyrë dhe është vlerësuar nga ekspert i licensuar. Nëse nuk ka kapital në natyrë, seksioni lihet i zbrazët.
Seksion fakultativ ku plotësohen numrat e telefonit (deri 3), adresat e emailit (deri 2), adresa e faqes së internetit dhe emërtimi tregtar nëse ndryshon nga emri ligjor.
Këto të dhëna rekomandohen sepse shfaqen në regjistrin publik të QKB-së.
Ky është seksioni më i rëndësishëm tatimor i formularit.
Xhiro vjetore e parashikuar është fushë e detyrueshme. Vlera që vendosni ndikon drejtpërdrejt në kategorinë tatimore (shiko seksionin e tatimeve më poshtë).
Shoqëria regjistrohet automatikisht për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore (kategoria Punëdhënës) dhe Tatim mbi të ardhurat e Korporatës. Regjistrimi për TVSH ose Tatimin e mbajtur në burim zgjidhni vetë sipas nevojës.
Fusha e veprimatarisë dhe kodi NVE. Klikoni butonin Shto, zgjidhni aktivitetin nga lista dhe shënoni njërin si Kod NVE Kryesor. Mund të zgjidhni disa aktivitete. Shembull: shoqëritë e këshillimit financiar zgjedhin kodin M7022 "Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për manaxhimin."
Plotësohen shtetësia, NID-i, adresa, lloji i pronësisë (direkte ose indirekte), lloji i kontrollit, data e përcaktimit si pronar përfitues dhe përqindja e pronësisë.
Nëse nuk identifikohet asnjë individ me 25% ose më shumë, dorëzohet deklaratë me shkrim e nënshkruar nga administratori.
Sistemi shfaq fusha të veçanta ngarkimi për çdo dokument. Formati i lejuar është vetëm PDF, madhësia maksimale 10 MB për dokument.
Pas ngarkimit klikoni Dërgo, pastaj Dërgo kodin e nënshkrimit. Vendosni kodin dhe klikoni Nënshkruaj. QKB ju njofton me email dhe te Hapësira Ime në e-Albania.
Kosto: Pa pagesë. Afati: 1 ditë pune. Pushimet zyrtare nuk llogariten.
Kur aplikimin e bën dikush tjetër dhe jo vetë administratori, kërkohet prokurë noteriale e posaçme, pavarësisht shtetësisë.
Kur administratori është shtetas i huaj, rekomandohet që ai të emërojë me prokurë noteriale një shtetas shqiptar për të kryer aplikimin. Sistemi i e-Albania ka kufizime praktike me administratorët e huaj: kërkon adresë shqiptare dhe nuk njeh gjithmonë identitetin e huaj.
Shtetas i huaj mund të aplikojë edhe vetë me nënshkrim elektronik të përkohshëm 14-ditor falas nga e-Albania, por ky opsion nuk është gjithmonë i besueshëm. Prokura mbetet zgjidhja më e sigurt.
Kur i përfaqësuari ndodhet jashtë Shqipërisë, prokura hartohet tek noteri i vendit të rezidencës dhe i nënshtrohet apostilimit ose legalizimit. Dokumentet e huaja shoqërohen me përkthim të vërtetuar në shqip.
Shtetet dokumentacioni i të cilave pranohet pa apostilim: Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia, Bullgaria dhe Kosova.
Shkarko: Model prokure për regjistrim sh.p.k. jashtë vendit
Shoqëritë me xhiro vjetore nën 14,000,000 lekë paguajnë 0% tatim mbi fitimin deri në vitin 2029, sipas Ligjit Nr. 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat."
Shoqëritë me xhiro vjetore mbi 10,000,000 lekë detyrohen të regjistrohen si tatimpagues të TVSH-së.
Kur regjistroheni gjatë vitit, xhiroja e parashikuar për muajt e mbetur shndërrohet automatikisht në vlerë vjetore dhe kjo ndikon në kalkulimin e limiteve tatimore.
Shembull: Regjistroheni në nëntor, 2 muaj deri në fund të vitit, dhe deklaroni xhiro 5,000,000 lekë për ato dy muaj. Sistemi e llogarit xhiron vjetore kështu: 5,000,000 lekë pjesë 2 muaj, shumëzuar me 12 muaj, barazon 30,000,000 lekë. Kjo i kalon të dyja limitet: tatim fitimit (14,000,000 lekë) dhe TVSH-së (10,000,000 lekë).
Konsultohuni para se të plotësoni këtë fushë. Deklarimi i gabuar ju vendos automatikisht në kategori tatimore të papritura.
Lexo edhe: Legjislacioni tatimor
Pasi merrni NIPT-in dhe certifikatën e regjistrimit, ka hapa të detyrueshëm: hapja e llogarisë bankare, fiskalizimi, regjistrimi i punonjësve dhe hapat e parë kontabël.
Lexo edhe: 10 hapat pas regjistrimit fillestar
Po, por duhet prokurë noteriale e posaçme. Kjo vlen edhe nëse personi që aplikon është shtetas shqiptar.
Po. Ligji nuk e ndalon. Por formulari i trajton si dy seksione të ndara dhe të dhënat plotësohen dy herë.
Jo. Kapitali mund të shënohet si i papaguar. Nëse paguhet, bashkëlidhet mandati bankar.
Sistemi ju njofton menjëherë gjatë plotësimit. Vendosni emër tjetër pa filluar nga e para.
Rreth 25–30 minuta nëse dokumentacioni është i përgatitur paraprakisht.
Brenda 1 dite pune nga paraqitja. Pushimet zyrtare nuk llogariten.
Po, nëpërmjet procedurës së ndryshimeve në QKB.
Po. Prokura nevojitet sa herë aplikimi bëhet nga dikush i ndryshëm nga vetë administratori.
Dokumenti i identifikimit i personit të autorizuar ngarkohet vetëm në fushën e vet, jo bashkë me prokurën. Gabimi sjell refuzim.
Varet nga vendi ku hartohet. Nëse prokura nënshkruhet tek një noter në Shqipëri, është e vlefshme direkt dhe nuk kërkon asnjë procedurë shtesë. Nëse nënshkruhet tek një noter jashtë Shqipërisë, duhet të legalizohet me vulën apostile sipas Konventës së Hagës, ose me legalizim diplomatik nëse vendi nuk është palë e kësaj konvente. Prokura duhet të shoqërohet edhe me përkthim të vërtetuar në gjuhën shqipe.
Lexo edhe: Ndryshimet e sh.p.k. pas regjistrimit
Ligji Nr. 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar
Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008 "Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare", i ndryshuar
Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Procedurat Tatimore", i ndryshuar
Ligji Nr. 9880, datë 25.02.2008 "Për nënshkrimin elektronik"
Ligji Nr. 10273, datë 29.04.2010 "Për dokumentin elektronik"
Ligji Nr. 112/2020 "Për regjistrin e pronarëve përfitues"
Ligji Nr. 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar
Kontaktet e QKB-së: [email protected] · +355 42 250 066 · qkb.gov.al
Adresa: Bulevardi Zhan D'Ark, Prona nr. 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tiranë
Sot ideja. Nesër NIPT-i.
Statuti, akti i themelimit, aplikimi në e-Albania dhe hapat pas regjistrimit. Të gjitha nën një çati.
✓ Pa detyrim · ✓ Konfidencialitet · ✓ Përgjigje brenda 24 orëve
+355 69 323 2349 · [email protected]
