Tabela e përmbajtjes
Për personat fizikë, çregjistrimi në mënyrë vullnetare kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim. Ky aplikim mund të bëhet së bashku me njoftimin e pushimit të aktivitetit ekonomik ose në një moment të dytë.
Në rast vdekjeje të personit fizik, çregjistrimi mund të kryhet me kërkesë të çdo pale të interesuar dhe me depozitimin e dokumenteve përkatëse. Gjithashtu, çdo palë e interesuar mund të kërkojë çregjistrimin e personit fizik nga Regjistri Tregtar, duke depozituar vendimin e gjykatës me të cilin një person është shpallur i vdekur.
Çregjistrimi nga Regjistri Tregtar me vendim të autoriteteve të tjera kryhet mbi bazën e:
Shërbimi elektronik “Aplikim për çregjistrimin e personit fizik” u vjen në ndihmë personave fizikë të kryejnë aplikimin online për çregjistrim Personi Fizik, duke plotësuar formularin online me qëllim mbylljen përfundimtare të aktivitetit, mbështetur në nenin 48, 49, 50, 51 të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar dhe Ligjin Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar.
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
Në bazë të nenit 45, të ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, Qendra Kombëtare e Biznesit, me marrjen e kërkesës për çregjistrim të personit fizik, njofton menjëherë organin tatimor në rrugë elektronike mbi datën e kërkesës për çregjistrimin e tij.
Administrata tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës për çregjistrim të personave fizikë, apo paraqitjes së raportit përfundimtar të likuidimit për personat juridikë, është e detyruar të verifikojë dhe të vlerësojë situatën tatimore të subjektit/ tatimpaguesit në llogarinë e tij në kontabilitetin dhe sistemin e të dhënave që disponon, situatën tatimore të subjektit/tatimpaguesit, si dhe për deklaratat e padorëzuara nga ai, administrata tatimore njofton brenda këtyre 10 ditëve tatimpaguesin.
Kur administrata tatimore, sipas analizës së riskut, gjykon se është e nevojshme të ushtrojë kontroll në mjedisin ku kryen veprimtarinë subjekti, ky kontroll dhe pasqyrimi i tij në situatën e tatimpaguesit nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë pune.
Nëse, organi tatimor nuk ka paraqitur ndonjë kundërshtim me shkrim brenda afatit ligjor 30 ditë pune, Qendra Kombëtare e Biznesit kryen menjëherë çregjistrimin e subjektit.
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]
Burimi: e-Albania.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]