Detyrimin ligjor për regjistrimin e pronarit përfitues, e kanë subjektet raportuese, persona juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, si më poshtë vijon:
Përjashtohen nga ky detyrim:
Gjatë regjistrimit fillestar të pronarit përfitues të subjektit raportues nëse është i regjistruar në Regjistrin Tregtar ose në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, duhen pasur parasysh përkufizimet e shprehura në Ligjin nr. 112/2020 dhe VKM Nr.1088/2020, mes së cilave, termat si më poshtë vijon:
“Pronar përfitues”, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të votimit ose të pjesëmarrjen në kapitalin e atij entiteti, përfshirë përmes mbajtjes së aksioneve, ose përmes kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij.
Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:
Në rast se kontrolli ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues:
“Pronësi direkte” është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.
“Pronësi indirekte” është pronësia e mbajtur ose kontroll i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.
“Trust” një marrëveshje mirëbesimi, ku pronësia mbahet nga i mirëbesuari për llogari të përfituesit.
“Lloji i kontrollit” kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.
“Regjistrim fillestar” është regjistrimi për herë të parë i pronarëve përfitues të subjekteve raportuese, në përputhje me parashikimet e ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues.
“Regjistrim i ndryshimeve” është regjistrimi i çdo ndryshimi faktik të personit të regjistruar më parë si pronar përfitues sipas ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues (zëvendësimi, shtimi i një personi të ri apo heqja e një personi nga regjistri i pronarëve përfitues), si dhe regjistrimi i çdo ndryshimi tjetër në të dhënat e regjistruara të pronarëve përfitues.”
Subjektet raportuese që kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues janë subjektet e regjistruara në regjistrin tregtar dhe regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse.
Në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar, regjistrimi bëhet njëkohësisht me aplikimin për regjistrimin e personit juridik në regjistrin tregtar, me anë të një formulari të vetëm, i cili paraqitet sipas legjislacionit përkatës që rregullon procedurat e regjistrimit.
Në rastet e refuzimit të aplikimit për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar me pronësi indirekte, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e refuzimit të aplikimit.
Në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese si person juridik.
Për subjektet raportuese që regjistrohen në regjistrin tregtar regjistrimi fillestar i pronarëve përfitues bëhet njëkohësisht me aplikimin për regjistrimin e personit juridik në regjistrin tregtar, me anë të një formulari të vetëm, i cili paraqitet sipas legjislacionit përkatës që rregullon procedurat e regjistrimit.
Aplikimi për regjistrimin fillestar të të dhënave për pronarët përfitues bëhet nga personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues nëpërmjet sportelit elektronik, në e-albania, pasi të jetë identifikuar elektronikisht dhe duke përdorur një certifikatë të kualifikuar për nënshkrimin elektronik, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.
Pas autentifikimit, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, akseson sportelin elektronik dhe në llojin e regjistrimit që kërkohet të kryhet, zgjedh aplikimin për regjistrim fillestar të pronarit përfitues, sipas llojit përkatës. Sistemi i informatizuar shfaq formularin përkatës të aplikimit dhe hap dosjen elektronike, që përmban numrin përkatës (numri i çështjes).
Pas pëzgjedhjes së aplikimit për regjistrim fillestar të pronarit përfitues, të dhënat e përgjithshme (NUIS/NIPT; emër, formë ligjore; përfaqësues ligjor) të subjektit raportues, të regjistruara në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, do të transferohen automatikisht në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Më tej, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, vijon me plotësimin elektronikisht të të gjithë të dhënave të detyrueshme të pronarit përfitues të formularit dhe vijimin me ngarkimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm që vërteton të dhënat e regjistruara mbi pronarin përfitues. Formulari i aplikimit për regjistrim fillestar, është i pajisur me disa instruksione me shënimin*, të cilat duhet të ndiqen gjatë plotësimit të tij.
Pasi personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, verifikon se të dhënat e plotësuara në formular dhe dokumentet shoqëruese, të ngarkuara në dosjen elektronike janë të sakta i konfirmon ato me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.
Pas konfirmimit elektronik të aplikimit, sistemi i informatizuar jep konfirmimin automatik të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik, i cili përmban numrin e dhënë automatikisht nga sistemi i informatizuar (numrin e çështjes), i cili i mundëson aplikantit të ndjekë në çdo kohë gjendjen e procesit të regjistrimit.
Sistemi i informatizuar njofton gjithashtu personin e autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, në postën elektronike të deklaruar pranë portalit unik të shërbimeve qeveritare e-Albania, duke i dërguar kopje elektronike të formularit të aplikimit të plotësuar dhe të konfirmimit të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik.
Me lëshimin e konfirmimit të kryerjes së aplikimit, sistemi i informatizuar kalon aplikimin dhe dokumentet shoqëruese, në format elektronik, tek nëpunësit e autorizuar (regjistruesve) të QKB-së, për shqyrtim e vendimmarrje.
Kur subjekti raportues është i regjistruar pranë regjistrit tregtar:
1. Të dhënat e identifikimit të pronarit përfitues, i cili mund të jetë shtetas shqiptar, i huaj ose refugjatë/pa shtetës:
a) për shtetasit shqiptar:
b) për shtetasit e huaj:
c) për refugjatët/personat pa shtetësi:
2. Data e përcaktimit të tij si pronar përfitues.
3. Lloji dhe përqindja e pronësisë: direkte/indirekte*
Në rast se pronësia është indirekte, duhet të plotësohen dhe të dhënat lidhur me personin juridik/trustin, me anë të së cilës shfaqet pronësia indirekte.
Në rast se themeluesi ose kontrolli i fundit efektiv është person juridik/trust, duhet të plotësohen dhe të dhënat e tij.
Dokument shoqërues është akti në bazë të së cilave identifikohen dhe regjistrohen pronarët përfitues të subjektit raportues dhe lloji i kontrollit të pronësisë.
Person i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, në aplikimin për regjistrimin e pronarit përfitues, bashkëlidh si dokumentacion shoqërues, në format elektronik, aktet si më poshtë vijon:
Në rastin e regjistrimit të njëkohshëm, paraqitet i njëjti dokumentacioni i kërkuar sipas parashikimeve të mësipërme, me përjashtim të dokumentacionit që vërteton numrin unik të identifikimit së bashku me datën e regjistrimit të subjektit në regjistrin tregtar, si dhe ekstraktin e të dhënave të regjistruara të subjektit raportues, të lëshuar sipas legjislacionit përkatës që rregullon procedurat e regjistrimit në regjistrin tregtar.
Dokumentet e kërkuara në lidhje me këtë kërkesë paraqiten në të njëjtat mënyra dhe në të njëjtin format me dokumentacionin e kërkuar sipas legjislacionit përkatës që rregullon procedurat e regjistrimit në regjistrin tregtar.
Në rast se pas shterrimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar, atëherë subjektet raportuese duhet të identifikojnë dhe të regjistrojnë në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, si pronar përfitues individin që:
Në këtë rast subjektet raportuese duhet të mbajnë dokumentacionin që arsyeton dhe vërteton veprimet e ndërmarra për të identifikuar pronarin përfitues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar, konkretisht gjithashtu:
1.Deklaratën me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit raportues, ku të përcaktohen saktësisht hapat e ndërmarra për identifikimin e pronarin përfitues si dhe arsyet e identifikimit të tij në këtë pozicion;
2.Dokumentacion që vërteton kontrollin e individit të regjistruar si pronar përfitues, në pozicionin përkatës.
Në rast se pas shterrimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin si më sipër, atëherë duhet të identifikojnë dhe të regjistrojnë në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, si pronar përfitues individin/ët që mban pozicionin e drejtuesit/drejtuesve më të lartë të subjektit raportues. Në këtë rast subjekti duhet të mbajë dokumentacionin që arsyeton dhe vërteton veprimet e ndërmarra për të identifikuar pronarin përfitues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar, konkretisht gjithashtu:
Dokumentet shoqëruese nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit.
Dokumentet shoqëruese duhet të jenë në gjuhën shqipe. Së bashku me dokumentin shoqërues në shqip, aplikanti mund të depozitojë edhe përkthimin e vërtetuar në gjuhë të huaj. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
Në rast mospërputhjeje të dokumentit shoqërues në gjuhën shqipe me atë në gjuhë të huaj, ky i fundit nuk mund t’u kundrejtohet palëve të treta. Gjithsesi, palët e treta mund t’i kundrejtojnë subjektit të dhënat e përmbajtura në dokumentin në gjuhë të huaj, përveç rastit kur subjekti provon se i treti kishte dijeni për përmbajtjen e dokumentit në gjuhën shqipe.
Dokumentacioni duhet të jetë hartuar brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues.
Aplikimet për regjistrim fillestar të pronarit përfitues, merret në shqyrtim nga nëpunësit e autorizuar të QKB-së për vendimmarrje, sipas radhës së paraqitjes së tyre, pas së cilës jo më vonë se dy ditë pune nga marrja e aplikimit, shpreh vendimin me:
Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKB-së verifikon:
Përgjegjësia për saktësinë dhe vërtetësine e fakteve, të të dhënave të njoftuara dhe të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistrin elektronik, mbahet nga subjektet raportuese dhe personat e autorizuar për të bërë regjistrimin, sipas ligjeve në fuqi.
Nëse nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKB-së, pas verifikimeve sipas pikave të mësipërme, vëren se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues dhe këtij vendimi, miraton aplikimin dhe kryerjen e regjistrimit, jo më vonë se dy ditë pune nga marrja e aplikimit nga subjektet raportuese.
Në të kundërt aplikimi brenda dy ditësh pezullohet, shoqëruar me arsyet përkatëse të tij, duke i vënë në dispozicion subjektit 30 ditë për plotësimin e të metave.
Me kalimin e afatit 30 ditor aplikimi miratohet nëse subjekti raportues plotëson të metat që pengojnë regjistrimin, brenda afateve përkatëse ose në të kundërt refuzohet.
Me refuzimin e një kërkese, subjektet raportuese kanë të drejtë të riaplikojnë, sipas ligjit dhe këtij vendimi, paraqitja e së cilës trajtohet si kërkesë e re. Paraqitja e një kërkesë të re nuk çliron subjektin raportues nga sanksionet e parashikuara sipas ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, në lidhje me moskryerjen e regjistrimeve të detyrueshme brenda afateve ligjore.
Vendimet e QKB-së, lidhur me miratimin pezullimin apo refuzimin e një kërkese njoftohet nëpërmjet publikimit në regjistër .Data e njoftimit është data e publikimit në regjistër.
Gjithashtu, vendimi i publikuar mbi një aplikim, i njoftohet me shkrim personit të autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, edhe në adresën e postës elektronike të deklaruar në sportelin elektronik, pranë portalit unik të shërbimeve qeveritare e-Albania.
Për rastet e mospërmbushjes brenda afateve ligjore nga ana e subjekteve raportuese, të detyrimeve për kryerjen e regjistrimit fillestar dhe për regjistrimin e ndryshimit faktik të personit të regjistruar më parë si pronar përfitues (zëvendësimi, shtimi i një personi të ri apo heqja e një personi nga regjistri i pronarëve përfitues), zbatohen gjobat e parashikuara sipas nenit 13, të ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues.
Në vijim të vendosjes së një gjobe, e deri në pagimin e saj dhe kryerjen e regjistrimit të detyrueshëm, QKB-ja ose autoriteti përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të organizatave jofitimprurëse:
Për subjektet raportuese me pronësi direkte të regjistruar në regjistrin tregtar përpara hyrjes në fuqi të Ligjit 6/2022, brenda datës 30.06.2022, QKB në bashkëpunim me AKSHI-n, transferon në Regjitrin e Pronarëve Përfitues të dhënat e pronarëve përfitues për subjektet raportuese me pronësi direkte, që kanë qënë të regjistruara në Regjistrin Tregtar përpara datës së krijimit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues.
Pas transferimit të të dhënave dhe kontrollimit të tyre, këto subjekte raportuese kanë të drejtë të përditësojnë pranë QKB-së të dhënat e pronarëve të tyre.
Për subjektet raportuese me pronësi indirekte dhe OJF-të, të regjistruar përpara datës së hyrjes në fuqi të Ligjit nr.6/2022 të cilat nuk kanë kryer regjistrimin fillestar dhe ndryshimin e të dhënave të pronarëve përfitues, duhet të regjistrojnë këto të dhëna brenda datës 30.06.2022.
Për subjektet raportuese ekzistuese, të cilat rezultojnë me status të pezulluar në regjistrin tregtar, regjistrojnë pronarin përfitues në regjistrin e pronarit përfitues, përpara kërkesës për ndryshimin e statusit të tyre në regjistrin tregtar. Ndryshimi i statusit të subjekteve raportuese ekzistuese në regjistrin tregtar kryhet pas verifikimit se është regjistruar pronari përfitues i tyre, në regjistrin e pronarëve përfitues.
Çdo e dhënë e regjistruar me regjistrimin fillestar të pronarit përfitues të subjektit raportues, mund të ndryshohet/përditësohet me aplikim nga përfaqësuesi ligjor, sipas afateve dhe procedurës ligjore përkatëse, si më poshtë:
Në rast se janë ndryshuar të dhënat e regjistruara pranë regjistrit të pronarit përfitues, përfaqësuesi ligjor i subjektit raportues, duhet të bëj regjistrimin e këtyre ndryshimeve, brenda 90 ditëve nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik të tyre.
Nëse një subjekt i detyruar, që i nënshtrohet ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, konstaton se të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues nuk përputhen me të dhënat që ai zotëron në përmbushje të detyrave të tij ligjore, lidhur me pronarin përfitues të një subjekti raportues, duhet brenda 10 ditëve kalendarike nga data e konstatimit, të njoftojë me shkrim subjektin raportues dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Me marrjen e njoftimit me shkrim nga subjekti i detyruar, Qendra Kombëtare e Biznesit brenda 2 ditëve pune publikon njoftimin në regjistër dhe njofton në mënyrë shkresore subjektin raportues mbi konstatimin e subjektit të detyruar.
Subjekti raportues brenda 20 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit duhet:
Aplikimi për ndryshimin/përditësimin e të të dhënave për pronarët përfitues bëhet nga personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues nëpërmjet sportelit elektronik, në e-albania, pasi të jetë identifikuar elektronikisht dhe duke përdorur një certifikatë të kualifikuar për nënshkrimin elektronik, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.
Pas autentifikimit, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, akseson sportelin elektronik dhe në llojin e regjistrimit që kërkohet të kryhet, zgjedh aplikimin për ndryshim/përditësim të pronarit përfitues. Sistemi i informatizuar shfaq formularin përkatës të aplikimit dhe hap dosjen elektronike, që përmban numrin përkatës (numri i çështjes). Formulari i aplikimit për ndryshim/përditësim është hartuar në dy lloje: për subjekte që janë të regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe për subjekte të regjistruar në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse.
Pas pëzgjedhjes së aplikimit për regjistrim fillestar të pronarit përfitues, të dhënat e përgjidhshme (NUIS/NIPT; emër, formë ligjore; përfaqësues ligjor) të subjektit raportues, të regjistruara në Regjistrin Tregtar apo në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, do të transferohen automatikisht në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Më tej, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, vijon me plotësimin elektronikisht të të gjithë të dhënave të detyrueshme të pronarit përfitues të cilat kërkon t’i ndryshojë/përditësojë dhe vijimin me ngarkimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm që vërteton të dhënën e re, të regjistruar mbi pronarin përfitues. Formulari i aplikimit për ndryshim/përditësim, është i pajisur me disa instruksione me shënimin*, të cilat duhet të ndiqen gjatë plotësimit të tij.
Pasi personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, verifikon se të dhënat e plotësuara në formular dhe dokumentet shoqëruese, të ngarkuara në dosjen elektronike janë të sakta i konfirmon ato me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.
Pas konfirmimit elektronik të aplikimit, sistemi i informatizuar jep konfirmimin automatik të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik, i cili përmban numrin e dhënë automatikisht nga sistemi i informatizuar (numrin e çështjes), i cili i mundëson aplikantit të ndjekë në çdo kohë gjendjen e procesit të regjistrimit.
Sistemi i informatizuar njofton gjithashtu personin e autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, në postën elektronike të deklaruar pranë portalit unik të shërbimeve qeveritare e-Albania, duke i dërguar kopje elektronike të formularit të aplikimit të plotësuar dhe të konfirmimit të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik.
Me lëshimin e konfirmimit të kryerjes së aplikimit, sistemi i informatizuar kalon aplikimin dhe dokumentet shoqëruese, në format elektronik, tek nëpunësit e autorizuar (regjistruesve) të QKB-së, për shqyrtim e vendimmarrje.
Person i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues*, në aplikimin elektronik për regjistrimin e pronarit përfitues, bashkëlidh si dokumentacion shoqërues, në format elektronik, aktet si më poshtë vijon:
Në rast se aplikimi kryhet me autorizim nga përfaqësuesi ligjor, ngarkohet dokumenti i autorizimit.
Në rast se pas shterrimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, atëherë subjektet raportuese duhet të identifikojnë dhe të regjistrojnë në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, si pronar përfitues individin që:
Në këtë rast subjektet raportuese duhet të mbajnë dokumentacionin që arsyeton dhe vërteton veprimet e ndërmarra për të identifikuar pronarin përfitues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, konkretisht gjithashtu:
Në rast se pas shterrimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin si më sipër, atëherë duhet të identifikojnë dhe të regjistrojnë në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, si pronar përfitues individin/ët që mban pozicionin e drejtuesit/drejtuesve më të lartë të subjektit raportues. Në këtë rast subjekti duhet të mbajë dokumentacionin që arsyeton dhe vërteton veprimet e ndërmarra për të identifikuar pronarin përfitues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, konkretisht gjithashtu:
Duhet të jetë hartuar jo më vonë se 90 ditë kalendarike nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik i të dhënave të pronarëve përfitues.
Nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit.
Duhet të jenë në gjuhën shqipe. Së bashku me dokumentin shoqërues në shqip, aplikanti mund të depozitojë edhe përkthimin e vërtetuar në gjuhë të huaj. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
Në rast mospërputhjeje të dokumentit shoqërues në gjuhën shqipe me atë në gjuhë të huaj, ky i fundit nuk mund t’u kundrejtohet palëve të treta. Gjithsesi, palët e treta mund t’i kundrejtojnë subjektit të dhënat e përmbajtura në dokumentin në gjuhë të huaj, përveç rastit kur subjekti provon se i treti kishte dijeni për përmbajtjen e dokumentit në gjuhën shqipe.
Aplikimet për ndryshim të të dhënave të pronarit përfitues, merret në shqyrtim nga nëpunësit e autorizuar të QKB-së për vendimmarrje, sipas radhës së paraqitjes së tyre, pas së cilës jo më vonë se dy ditë pune nga marrja e aplikimit, shpreh vendimin me:
Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKB-së verifikon:
Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) nuk mund të shqyrtojë saktësinë e të dhënave, vërtetësinë e dokumenteve, që i bashkëlidhen aplikimit për regjistrim apo përputhshmërinë e përmbajtjes së tyre me kërkesat e ligjit në fuqi.
Përgjegjësia për saktësinë dhe vërtetësine e fakteve, të të dhënave të njoftuara dhe të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistrin elektronik, mbahet nga subjektet raportuese dhe personat e autorizuar për të bërë regjistrimin, sipas ligjeve në fuqi.
Nëse nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKB-së, pas verifikimeve sipas pikave të mësipërme, vëren se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues dhe këtij vendimi, miraton aplikimin dhe kryerjen e regjistrimit, jo më vonë se dy ditë pune nga marrja e aplikimit nga subjektet raportuese.
Në të kundërt aplikimi brenda dy ditësh nga shqyrtimi i tij, aplikimi pezullohet, shoqëruar me arsyet përkatëse të tij, duke i vënë në dispozicion subjektit 30 ditë për plotësimin e të metave.
Me kalimin e afatit 30 ditor aplikimi miratohet nëse subjekti raportues plotëson të metat që pengojnë regjistrimin, brenda afateve përkatëse ose në të kundërt refuzohet.
Me refuzimin e një kërkese, subjektet raportuese kanë të drejtë të riaplikojnë, sipas ligjit dhe këtij vendimi, paraqitja e së cilës trajtohet si kërkesë e re. Paraqitja e një kërkesë të re nuk çliron subjektin raportues nga sanksionet e parashikuara sipas ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, në lidhje me moskryerjen e regjistrimeve të detyrueshme brenda afateve ligjore.
Vendimet e QKB-së, lidhur me miratimin pezullimin apo refuzimin e një kërkese njoftohet nëpërmjet publikimit në regjistër. Data e njoftimit është data e publikimit në regjistër.
Gjithashtu, vendimi i publikuar mbi një aplikim, i njoftohet me shkrim personit të autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, edhe në adresën e postës elektronike të deklaruar në sportelin elektronik, pranë portalit unik të shërbimeve qeveritare e-Albania.
Nëse një subjekt i detyruar, që i nënshtrohet ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, konstaton se të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues nuk përputhen me të dhënat që ai zotëron në përmbushje të detyrave të tij ligjore, lidhur me pronarin përfitues të një subjekti raportues, duhet brenda 10 ditëve kalendarike nga data e konstatimit, të njoftojë me shkrim subjektin raportues dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Me marrjen e njoftimit me shkrim nga subjekti i detyruar, Qendra Kombëtare e Biznesit brenda 2 ditëve pune publikon njoftimin në regjistër dhe njofton në mënyrë shkresore subjektin raportues mbi konstatimin e subjektit të detyruar.
Subjekti raportues brenda 20 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit duhet:
të përditësojë në regjistër të dhënat për pronarët e tyre përfitues, sipas këtij ligji, nëse konstatimi i subjektit të detyruar është i saktë, ose;
të konfirmojë në regjistër të dhënat për pronarët e tyre përfitues, të regjistruara më parë, nëse konstatimi i subjektit të detyruar nuk është i saktë.
Në rastin e konfirmimit në regjistër të të dhënave për pronarët e tyre përfitues, ndiqen hapat si më poshtë:
1. Pasi është autentifikuar sipas pikës 4, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues akseson sportelin elektronik në e-albania dhe zgjedh llojin e regjistrimit që kërkohet të kryhet. Pas përzgjedhjes së llojit të regjistrimit, sistemi i informatizuar shfaq formularin e konfirmimit të të dhënës, sipas formatit të miratuar, i cili mban numrin përkatës (një numër për çdo dosje ose aplikim), të dhënë nga sistemi i informatizuar (numri i çështjes), si dhe të dhënat e përgjithshme për subjektin raportues dhe të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues.
2. Pasi personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues verifikon se të dhënat e plotësuara në formular janë të sakta, i konfirmon ato me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.
Me konfirmimin elektronik të aplikimit sipas gërmës “b” të kësaj pike, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues konfirmon automatikisht në regjistër edhe të dhënat për pronarët e tyre përfitues.
Sistemi i informatizuar njofton gjithashtu personin e autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, në postën elektronike të deklaruar pranë portalit unik të shërbimeve qeveritare e-Albania, duke i dërguar kopje elektronike të formularit të aplikimit të plotësuar dhe të konfirmimit të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik.
Procedura e shqyrtimit të aplikimit për konfirmim dhe publikimi i vendimmarrjes në Regjistër, kryhet si për çdo aplikim tjetër.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]