Për personat juridikë, për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja dhe për shoqëritë e thjeshta, çregjistrimi në mënyrë vullnetare kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim dhe depozitimit të akteve përkatëse, që vërtetojnë kryerjen dhe mbylljen e procedurave të likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi.
Çregjistrimi vullnetar për personat juridikë Neni 190 – 203 i ligjit nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”) kalon në dy faza.
Pasi është regjistruar fillimi i procedurave të likuidimit, përpara se të kryejë çregjistrimin e subjektit, në përputhje me ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 45, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi), detyrohet të njoftoje organet tatimore dhe të presë brenda afatit ligjor 30 dite kalendarike, konfirmimin ne lidhje me situatën tatimore të subjektit (ka apo jo detyrime).
Lexo edhe Cikli i jetës së një biznesi.
Fillimi i procedurave të likuidimit (likuidim në gjëndjen e aftësise paguese), kryhet në dy forma:
Likuidim i zakonshëm | Likuidim i thjeshtëzuar |
---|---|
Nis me prishjen e shoqërisë për pasoja të ndryshme dhe me emërimin e likuiduesi | Likuidim i thjeshtëzuar. Mbështetur në nenin 240 të ligjit nr. 9901/2008, shoqëritë tregtare, mund të likuidohen nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. Në rastin e likuidimit te thjeshtëzuar, duhet të paraqitet në QKB Vendimi i gjykatës për likuidimin e shoqërisë, nëpërmjet procedurës së thjeshtëzuar. |
Dokumentacioni shoqërues:
Me hapjen e procedurave të likuidimit, emri i regjistruar i shoqërisë ndiqet nga shënimi “Në likuidim”.
Çregjistrimi i personit juridik nuk mund të bëhet përpara përfundimit të afatit për depozitimit e pretendimeve të kreditoreve (ligji 9901/2008, i ndryshuar, neni 199 pika 1.
Dokumentacioni shoqërues:
Çregjistrimi në mënyrë vullnetare për degët dhe zyrat përfaqësimit të shoqërive të huaja dhe për shoqëritë e thjeshta kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim dhe depozitimit të akteve përkatëse, që vërtetojnë kryerjen dhe mbylljen e procedurave të likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi.
Çregjistrimi nuk kryhet nëse aktet e ndërmjetme të procesit të likuidimit nuk janë njoftuar dhe depozituar pranë Regjistrit Tregtar.
Çregjistrimi nga Regjistri Tregtar me vendim të autoriteteve të tjera kryhet mbi bazën e:
Emri i subjektit tregtar do të konsiderohet i zënë, për një afat prej 6 muajsh nga data e çregjistrimit.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]