Regjistrimi
Regjistrimi i OJF-ve dhe organizmave të ngjashme me to
Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në administratën tatimore, pasi kanë kryer më parë regjistrimin, në përputhje me legjislacionin e fushës. (Themelimi, Regjistrimi në Gjykatë, Licenca të posaçme nëse nevojitet).
Regjistrimi bëhet online nëpërmjet formularit “Kërkesë për regjistrimin e një subjekti tatimpagues” në portalin e-albania. Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës, do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për DRT-në përkatëse, e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit për regjistrim dhe do të vendosë sipas rastit refuzimin ose aprovimin e aplikimit.
Dokumentacioni që paraqitet për regjistrim në Administratën Tatimore sipas udhëzimit Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është si më poshtë:
- Vendimin e Gjykatës, Statutin dhe Akt-Themelimin e noterizuar;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së administratorit apo përfaqësuesit ligjor;
- Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin (nëse bëhet me autorizim);
- Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie);
- Formularin e regjistrimit të plotësuar.
- Adresa e selisë
- Drejtuesit (bordi/administratori)
- Emërtimi
- Forma ligjore
- Pasqyrimi i ndryshimeve të kryera me Vendim Gjykate
- Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi i certifikatave përkatëse
- Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja)
- Kërkesë me shkrim;
- Baza ligjore e krijimit;
- Dokumentin e emërimit të administratorit apo përfaqësuesit ligjor dhe fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së tij;
- Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin;
- Formularin e regjistrimit të plotësuar.
- Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie);
- Pas marrjes së certifikatës së NIPT-it subjekti pajiset dhe me fjalëkalimin që do të shërbejë për deklarimin online.
- Adresa e selisë
- Drejtuesit (bordi/administratori)
- Emërtimi
- Pasqyrimi i ndryshimeve të kryera me vendimet e mësipërme
- Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi i certifikatave përkatëse
- Pezullimi/Riaktivizimi i veprimtarisë
- Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja)
Kur një tatimpagues nuk përditëson të dhënat në rast ndryshimi selie, administratori, lloj aktiviteti etj, ai penalizohet nga Administrata Tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kalimi në status pasiv dhe riaktivizmi
Kalimi në status pasiv dhe riaktivizimi për OJF
Kalimi në status pasiv i OJF-ve bëhet me kërkese të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.
- Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më shumë se 12 muaj ose pa afat
- Nga Administrata Tatimore në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm.
- Për të gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për të dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).
- Kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit
- Gjendet në punë nga strukturat e terrenit të Administratës Tatimore
- Për rastet kur tatimpaguesi ushtron aktivitet edhe pse është në status “Pasiv” ai penalizohet nga Administrata Tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”
- Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë me shumë se 12 muaj ose pa afat
- Nga Administrata Tatimore – në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhe më shume se 12 muaj të njëpasnjëshëm.
- Për te gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për te dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).
Çregjistrimi
Çregjistrimi i Organizatave Jofitimprurëse Për çregjistrimin e një OJF-je ndiqen hapat si më poshtë:- Tatimpaguesi aplikon në Gjykatë për fillimin e procedurës së çregjistrimit.
- Pas marrjes së njoftimit nga gjykata, Administrata Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e tij (deklarimet dhe pagesat).
- Administrata Tatimore njofton Gjykatën për sa më sipër (konfirmon ose kundërshton çregjistrimin)
- Pas marrjes se vendimit apo aktit nënligjor për mbylljen e një Enti Publik, përfaqësuesi i tij e dorëzon vendimin pranë organeve tatimore.
- Administrata Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit ne lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore (deklarimet dhe pagesat).
- Administrata Tatimore konfirmon ose kundërshton çregjistrimin ne varësi të përmbushjes së këtyre detyrimeve ligjore

