TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Video] Aplikim për regjistrimin e personit fizik nëpërmjet portalit e-Albania.

Në këtë video, dhe më poshtë, tregohen hapat që duhet të ndiqen dhe të dhënat që duhet të plotësohen për të regjistruar një person fizik. Tashmë ky shërbim ofrohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin e-Albania. Ky regjistrim nuk mund të bëhet tashmë në sportelet fizike të QKB.

Link për shërbimin e regjistrimit fillestar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=4930

Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar në varësi të formës ligjore që do të regjistrojë. Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: – Akti i Përfaqësimit (prokurë pranë noterit)nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që regjistrohet.

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik”
  • Klikoni butonin “Përdor” – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni
  • Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
  • Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit

Subjektet, për qëllimet e regjistrimit fillestar, deklarojnë gjithashtu, të dhënat e detyrueshme, sipas legjislacionit tatimor, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të tilla si: xhiro vjetore, llojet e taksave për të cilat regjistrohet subjekti etj., si dhe atij të statistikave si Kodi i Nomenklaturës Ekonomike (NVE).

Këto të dhëna plotësohen mbi bazën e vetëdeklarimit në seksionin “D” të formularit të aplikimit. Më shumë informacion mbi mënyrën e plotësimit të seksionit “D”, do ta gjeni në faqen e internetit të QKB-së www.qkb.gov.al, në rubrikën “Regjistrimi”, duke klikuar në linkun “Instruksione për regjistrimin tatimor”.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një afati prej 24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë

Pa afat

Kostot

Pa pagesë

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Shkarko kartelën ADISA këtu kartel_adisa_AL011074.pdf

Burimi: e-Albania.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

Leave a Reply