Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, inventarin analitik të datës 31.12.2020.
Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi, çmim dhe vlerë.
Informacioni i mësipërm, i cili kërkohet bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, duhet të ngarkohet elektronikisht në e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 11 Janar 2021.
Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor, brenda afatit dhe të shmangin penalitetet.
Për çdo informacion në lidhje me dorëzimin e inventarit analitik të datës 31.12.2020 ju mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 0002, e hënë- e enjte në orarin 08.00-16.30 dhe e premte 08.00-14.00.
Source: General Directorate of Taxes.
We are here to help and will always make time to answer any of your questions. Please feel free to call or write to us at any time regarding matters where we can be of assistance. KONTAKTO ME NE

