TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349

Njoftim për certifikimin e pajisjeve fiskale, të certifikuara në përputhje me projektin e Fiskalizimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të informimit të tatimpaguesve lidhur me certifikimin e kompanive IT si dhe vijimin e përdorimit të pajisjeve fiskale ekzistuese, në kuadër të ligjit Nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” bën publike listën e versioneve të pajisjeve fiskale të cilat janë certifikuar tashmë në përputhje me projektin e fiskalizimit si më poshtë:

Kompania Daisy & ETM, me këto versione pajisjesh:

1 DAISY & ETM DE DE10 Expert
2 DAISY & ETM DE DE20 Micro,  CompactM

Kompania BNT ELEKTRONICS me këto versione pajisjesh:

1 BN BN03 Super Cash S
2 BN BN06 CRL
3 BN BN07 ACLAS CRB
4 BN BN32 MP55L
5 BN BN04 CRLX
6 BN BN05 CRBX
7 BN BN91 Super Cash Plus

Kompania Iva Elektronik, me këto versione pajisjesh:

1 IV IV04 MP-55L
2 IV IV06 MP-55B
3 IV IV05 DP-25

Ftohen të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë verifikimet përkatëse me listën e mësipërme për llojin e tyre të pajisjes Fiskale.

Administrata Tatimore mbetet në dispozicionin tuaj dhe për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.

Fonte: Direzione Generale delle Imposte.


Siamo qui per aiutarti e siamo sempre disponibili a rispondere a qualsiasi tua domanda. Non esitare a chiamarci o a scriverci in qualsiasi momento per qualsiasi questione in cui possiamo esserti d'aiuto.  KONTAKTO ME NE

GDPR