TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349
AlProfit Consult Zyrë Kontabiliteti

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2019. Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 .

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 05.1.2020Tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari. Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor brenda afateve e të shmangin penalitetet.

Fonte: Direzione Generale delle Imposte.

GDPR