TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349

Shërbime Organizative

Shumë sipërmarrës ndihen të mbingarkuar. Çdo gjë duket sikur varet prej tyre: klientët, faturat, punonjësit, takimet, madje edhe detajet më të vogla. Në fund të ditës lodhen, por përsëri kanë ndjesinë se punët e rëndësishme nuk janë bërë. Punonjësit shpesh nuk janë të qartë në rolet e tyre, rezultatet nuk maten dhe gjithçka mbahet “në kokën e pronarit”. Ky është momenti kur biznesi ndalon së rrituri – sepse ka arritur “tavanin”.

Shërbimi ynë Menaxhim & Organizim është krijuar për t’i dhënë fund këtij kaosi. Ne përdorim metoda të thjeshta, por të fuqishme, që e bëjnë punën më të lehtë dhe më të qartë për të gjithë:

  • EOS® (Entrepreneurial Operating System) ndihmon të përcaktoni vizionin, të ndani rolet dhe përgjegjësitë dhe të vendosni objektiva të matshëm. Çdo gjë bëhet e qartë: kush bën çfarë dhe ku po shkon kompania.
  • GTD® (Getting Things Done) ju ndihmon të organizoni detyrat e përditshme. Çdo gjë shkruhet, ndahet sipas prioritetit dhe kontrollohet rregullisht. Kjo ul stresin dhe ju liron hapësirë mendore për të marrë vendime më të mira.

Një histori tipike

Arbeni, pronar i një biznesi të vogël me 7 punonjës, na tregoi:

“Unë bëja gjithçka vetë. Nga faturat tek takimet, nga klientët tek pushimet e stafit. Punonjësit më pyesnin gjithmonë se çfarë duhej të bënin. Në fund të muajit, lodhja ishte e madhe dhe fitimi i njëjtë.”

Pas implementimit të këtyre metodave në mënyrë të thjeshtë dhe praktike:

  • Çdo rol u bë i qartë.
  • Takimet javore zgjasin vetëm 30 minuta dhe dalin gjithmonë me vendime.
  • Detyrat nuk mbahen më në kokën e tij, por ndahen në mënyrë të organizuar.
  • Filluan të maten rezultatet.

Sot, Arbeni thotë:

“Kam rifituar kohën time. Punonjësit janë më të pavarur dhe më të motivuar. Për herë të parë ndjej që biznesi ecën edhe pa mua.”

Paketa e shërbimeve të menaxhimit përfshin:

  • Përcaktimin e vizionit dhe objektivave të biznesit
  • Hartimin e roleve dhe përgjegjësive të qarta për ekipin
  • Procedura të thjeshta që shmangin konfuzionin
  • Takime të strukturuara që sjellin vendime konkrete
  • Zbatim i metodës GTD® për organizimin e detyrave
  • Mbështetje hap pas hapi në implementim

Menaxhimi i qartë nuk është luks, por domosdoshmëri.
Nëse doni më shumë rend, më pak stres dhe më shumë kohë për rritjen e biznesit tuaj, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Kontaktoni AlProfit sot për të rifituar kontrollin dhe qetësinë në punën tuaj të përditshme.

EOS® është markë tregtare e EOS Worldwide. GTD® është markë tregtare e David Allen Company. AlProfit nuk është i licencuar, por përdor elemente praktike të këtyre metodave si pjesë e shërbimeve të saj të menaxhimit.

Una squadra
Professionisti.

Possiamo aiutarti con corsi pratici di contabilità e offrirti l'opportunità di svolgere tirocini professionali.

Analizziamo
la tua attività.

Tek ne do të gjeni profesionistë me eksperiencë, përkushtim maksimal gjatë dhe pas organizimit të kursit, këshillim dhe mundësi për gjetjen e vendeve të reja të punës.

Il nostro team di esperti:

Andi Haxhillari

Consulente finanziario

+355 693232349
[email protected]

Juljana Avdi

Revisore senior

+355 695450758
[email protected]
Dall'albanese all'inglese

Klejda Elezaj

Contabile

+355 692069170
[email protected]

Ediola Blloshmi

Contabile senior

+355 697018481
[email protected]

Aida Llavdaniti

Contabile

+355 694063491
[email protected]

Merentina Bënja

Contabile

+355 694028740
[email protected]

Klodeta Hasa

Contabile

+355 697046708
[email protected]

Scarica la presentazioneScarica il materiale aggiornato in formato PDF.

Hai bisogno di aiuto?

Lasciaci i tuoi dati di contatto. Ti ricontatteremo al più presto.

+355693232349
[email protected]

Contatti

Condividi

GDPR