TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349

Njoftim për qarkullimin e punonjësve të kompanive dhe sipërmarrjeve të shërbimit që janë të lejuara të ushtrojnë aktivitetin.

AlProfit Consult Zyrë Kontabiliteti

Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara duhet të marrin masa që ditën e hënë, të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre duke vënë në dispozicion autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit përmes email-it te adresa e policisë së shtetit [email protected], [email protected], ose duke akredituar mjetet e punonjësve të tyre.

Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë:

Emri dhe mbiemri i punonjësve;

Targa e autobusit me të cilin do të qarkullojnë punonjësit;

Targa e makinës së punonjësit që do të lëviz me mjet privat;

Vendi i punës ku do të shkojnë;

Orari i lëvizjes;

Në këto automjete, punonjësit duhet të pajisen me mjete mbrojtëse si doreza, maska dhe dizinfektant.

Fonte: Direzione Generale delle Imposte.

GDPR