Në zbatim të VKM 143, datë 13.02.2020, “Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit të rindertimit”, Administrata Tatimore vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi.
Qeveria ka nisur zbatimin e procesit të rindërtimit, që synon zbutjen e impaktit të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ku mijëra familje mbetën të pastreha.
Sipas një vendimi të mëparshëm të qeverisë, subjektet që do të bëhen pjesë e procesit të rindërtimit do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, në një përpjekje për të ulur kostot. Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e tatimpaguesve që kanë marrë autorizimet përkatëse për të përfituar nga kjo masë duke bërë me dije se lista do të përditësohet në vazhdim.
Fonte: Direzione Generale delle Imposte e Monitor.
Scarica qui VKM 143, datë 13.02.2020.
Siamo qui per aiutarti e troviamo sempre il tempo per rispondere a qualsiasi tua domanda. Non esitare a chiamarci o a scriverci in qualsiasi momento per qualsiasi questione in cui possiamo esserti d'aiuto. Contattaci

