TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Përjashtimi nga TVSH në kuadër të rindërtimit, Administrata Tatimore publikon listën e subjekteve me autorizime.

Në zbatim të VKM 143, datë 13.02.2020, “Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit  të rindertimit”, Administrata Tatimore vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi.

Qeveria ka nisur zbatimin e procesit të rindërtimit, që synon zbutjen e impaktit të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ku mijëra familje mbetën të pastreha.

Sipas një vendimi të mëparshëm të qeverisë, subjektet që do të bëhen pjesë e procesit të rindërtimit do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, në një përpjekje për të ulur kostot. Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e tatimpaguesve që kanë marrë autorizimet përkatëse për të përfituar nga kjo masë duke bërë me dije se lista do të përditësohet në vazhdim.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Monitor.

Shkarko këtu VKM 143, datë 13.02.2020.

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online