
Individ, konsiderohet çdo person fizik jo tregtar.
Individ tatimpagues, është personi i cili detyrohet të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe agjenti i mbajtjes së tatimit në burim.
Tatimi i pagueshëm nga individi, përcaktohet në varësi të: (a) rezidencës tatimore të individit, dhe (b) burimi i të ardhurave; nëse është brenda territorit Shqiptar.
Tatimi përcaktohet si më poshtë:
| Tatimi i individëve rezident | Tatimi i individëve jorezidentë |
| Brenda dhe jashtë territorit Shqiptar (Parimi i rezidencës) | (Me burim brenda territorit Shqiptar (Parimi i burimit) |
Individ tatimpagues rezident është personi i cili:
Regjistrimi dhe identifikimi i individit rezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numri i Identifikimit personal në Letërnjoftimin e individit.
Individi konsiderohet jorezident, kur nuk plotëson një nga përcaktimet e individit rezident shqiptar, përkufizuar më lart.
Regjistrimi dhe identifikimi i individit jorezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numri i Identifikimit personal në Letërnjoftimin e individit jorezident.
Source: General Directorate of Taxes.
Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.
