TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349

Taksimi progresiv për profesionet e lira, shtyhet hyrja në fuqi e ligjit për në 2024.

Shtyhet shqyrtimi për projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i parashikuar të niste zbatimin nga 1 janari 2023.

Eduart Shalsi kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave tha gjatë mbledhjes se shqyrtimet e projektligjit do të nisin në komision në muajin janar 2023 dhe hyrja në fuqi do të shtyhet për në vitin 2024.

Drafti është kundërshtuar nga përfaqësuesit e grupeve të interesit.

…..

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi më herët projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe ekonomisë parashikonte që nga 1 janari 2023 të ardhurat e profesioneve të lira do të tatoheshin 15 deri 23%.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit progresiv. Për kategoritë e tjera të bizneseve tatimi për të ardhurat parashikohet të mbetet i pandryshuar deri në vitin 2029.

Fonte: Revista Monitor.

GDPR