Aggiornamento, ottobre 2026. Afati prej 36 muajsh nuk vlen më. Ligji nr. 79/2025, neni 8, e shkurtoi afatin e korrigjimit të deklaratës tatimore në 24 muaj nga afati i dorëzimit, ndërsa deklarata vjetore e të ardhurave personale korrigjohet brenda 6 muajve nga dorëzimi dhe jo më shumë se dy herë. Ndryshimet e ligjit nr. 79/2025
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjellë në vemendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore, e drejtë kjo e sanksionuar në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 24 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim.
Si richiama l'attenzione sul fatto che il contribuente perde il diritto di modificare la propria dichiarazione dei redditi al fine di ridurre l'importo dovuto qualora la dichiarazione che intende modificare sia stata verificata dall'autorità fiscale.
Tatimpaguesi mund të ndryshojë një deklaratë të kontrolluar më parë, vetëm nëse ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli.
Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të DPT https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/946/mbi-te-drejten-e-tatimpaguesve-per-te-korrigjuar-deklaratat-tatimore

