Price Transfer

Note on the legal basis, September 2026. This page refers to Law No. 8438 of December 28, 1998, on income tax, which is no longer in effect. It has been replaced by Law No. 29/2023. The content below is preserved for reference, but before you act, verify the current rule.

Baza ligjore e transferimit të çmimit

Transferimi i Çmimit është sanksionuar në ligj Nr. 42/2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar. Qëllimi i Transferimit të Çmimit për administratën tatimore është ruajtja e bazës së taksueshme për transaksionet ndërmjet kompanive që konsiderohen palë të lidhura dhe për tatimpaguesin është shmangia e tatimit të dyfishtë. Transferimi i Çmimit evidenton transaksionet e realizuara të shoqërive multinacionale me pjesë të veprimtarive të biznesit të tyre në Shqipëri (në formën e një filiali apo dege). Nëse një tatimpagues që është subjekt i tatimfitimit merr pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara, ai duhet të përcaktojë fitimin e tatueshëm në një mënyrë që është në përputhje me parimin e tregut (arm’s length). Përputhshmëria me parimin e tregut e një transaksioni të kontrolluar do të përcaktohet duke aplikuar metodën më të përshtatshme të transferimit të çmimit Ligji dhe udhëzimi i Transferimit të Çmimit përcakton që tatimpaguesit të përgatisin dhe paraqesin informacion të mjaftueshëm dhe analiza për të verifikuar që kushtet e transaksioneve të tyre të kontrolluara janë në përputhje me parimin e tregut. Udhëzimi i Transferimit të Çmimit përcakton se subjekt i plotësimit të këtij formulari është vetëm tatimpaguesi i cili gjatë periudhës raportuese ka transaksione të kontrolluara totale (duke përfshirë tepricat e huave) që kalojnë 50.000.000 lekë. Në përcaktimin e transaksioneve të kontrolluara totale të një tatimpaguesi për periudhën raportuese, duhet të përdoren vlerat absolute. Afati për dorëzimin e “Njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara” është data e përcaktuar për dorëzimin e “Formularit të deklarimit dhe pagesës së tatim fitimit”. Në rast të mosparaqitjes në kohë të “Njoftimit të transaksioneve vjetore të kontrolluara”, në përputhje me dispozitat përkatëse të udhëzimit të Ministrit të Financave, “Për transferimin e çmimit”, tatimpaguesi dënohet me një gjobë fikse prej 10,000 (dhjetë mijë) lekësh, për çdo muaj vonesë. Paketa ligjore e transferimit të çmimit gjendet në fund të kësaj faqe. International institutions that assisted in building the sector and implementing the legislative package.

Institucionet që asistuan në paketë

  • Grupi i Bankës Botërore, ekspert të IFC-së
  • OECD, në bashkëpunim me Agjencinë e të Ardhurave Italiane, përmes programit “Inspektorët e taksave pa kufij”.
Source: General Directorate of Taxes.

Every time there is a tax or financial change that affects your business, we notify you directly by email with a practical explanation.

Send me free notifications

Accounting, tax filings, and tax consulting for your business, all in a monthly package. The first consultation is free and no obligation.

VIEW PRICES

About the author

Andi Haxhillari is an economist and the founder of AlProfit Consult, an accounting, tax advisory, and financial management firm in Tirana, established in 2015. He holds the professional title of Certified Accountant, certificate no. 359, issued by the Certification Authority of the Ministry of Finance on July 4, 2012. He graduated with a Master's degree in Accounting and as a General Economist from the Faculty of Economics at the University of Tirana. For more than ten years, he has worked as an external economist for small and medium-sized businesses in Albania.

GDPR