Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:
Në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarre së fundmi nismën për pajisjen e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vend ushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.
Kjo nisëm synon të:
- garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administratës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;
- të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive;
- të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.
- garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.
Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nis ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranës.
Fonte: Direzione Generale delle Imposte.
Siamo qui per aiutarti e siamo sempre disponibili a rispondere a qualsiasi tua domanda. Non esitare a chiamarci o a scriverci in qualsiasi momento per qualsiasi questione in cui possiamo esserti d'aiuto. KONTAKTO ME NE

