TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349

Re: Kujtesë për pajisje me çertifikatë elektronike

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve,

të cilët kryejnë transaksione shitje me para në dorë, afati për fiskalizimin e të cilave është data 1 Shtator 2021, se për të pranuar apo refuzuar blerjet pa para në dorë nga tatimpaguesit e tjerë prej datës 1 Korrik 2021, duhet të jenë të pajisur me çertifikatën elektronike për Fiskalizimin.

Ndërkohë që, për shitjet pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve, prej datës 1 Korrik 2021, duhet të lëshojnë faturë elektronike.

Aplikimi për pajisjen me certifikatë elektronike kryhet nëpërmjet portalit e-albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691.

Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të fiskalizojnë transaksionet e tyre të shitjes, përpara afatit ligjor, 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë B2B dhe 1 shtator 2021 për transaksionet me para në dorë B2C, nëse përveç çertifikatës elektronike, kanë siguruar elementët e nevojshëm për Fiskalizim:

  1. Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet etj)
  2. Zgjidhje softwarike e çertifikuar (Këtu do të gjeni listën e subjekteve të certifikuara).
  3. Mirëmbajtës i zgjidhjes softwarike
  4. Printer i thjeshtë
  5. Lidhje e panderprere me internet

Rikujtojmë tatimpaguesit se, prej datës 1 Korrik 2021, do të fiskalizohen transaksionet e shitjes pa para në dorë midis tatimpaguesve, e njohur si faza B2B dhe prej datës 1 Shtator 2021, edhe shitjet me para në dorë, transaksionet B2C.


Siamo qui per aiutarti e troviamo sempre il tempo per rispondere a qualsiasi tua domanda. Non esitare a chiamarci o a scriverci in qualsiasi momento per qualsiasi questione in cui possiamo esserti d'aiuto.  Contattaci

GDPR