të cilët kryejnë transaksione shitje me para në dorë, afati për fiskalizimin e të cilave është data 1 Shtator 2021, se për të pranuar apo refuzuar blerjet pa para në dorë nga tatimpaguesit e tjerë prej datës 1 Korrik 2021, duhet të jenë të pajisur me çertifikatën elektronike për Fiskalizimin. Ndërkohë që, për shitjet pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve, prej datës 1 Korrik 2021, duhet të lëshojnë faturë elektronike.Aplikimi për pajisjen me certifikatë elektronike kryhet nëpërmjet portalit e-albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691. Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të fiskalizojnë transaksionet e tyre të shitjes, përpara afatit ligjor, 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë B2B dhe 1 shtator 2021 për transaksionet me para në dorë B2C, nëse përveç çertifikatës elektronike, kanë siguruar elementët e nevojshëm për Fiskalizim:
- Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet etj)
- Zgjidhje softwarike e çertifikuar (Këtu do të gjeni listën e subjekteve të certifikuara).
- Mirëmbajtës i zgjidhjes softwarike
- Printer i thjeshtë
- Lidhje e panderprere me internet
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
